Arkiv-Lajme të përditësuara
Rama: Sistemi shëndetësor aktual, hapësira ku bëhet rrjepja e të varfëve
Lideri socialist, Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një diskutim të programit të PS-së për shëndetësinë me studente të mjekësisë ku ka kërkuar një reformim të sistemit shëndetësor në tërësi, i cili sipas tij vuan të meta të mëdha të keqmenaxhimit, duke u bërë hapësira ku ‘bëhet rrjepja më e madhe e shtresës më të dobët të popullsisë”. Rama akuzoi qeverinë se përkundër propagandës politike, nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka ulur financimin për Ministrinë e Shëndetësisë.
Mesila Doda e sëmurë, qeveria i jep 11 milionë lekë për kurim
Deputetja demokrate, Mesila Doda, duket se është sëmurë dhe ka nevojë për kurim. Kjo bëhet e ditur pas një vendimi të marrë ditën e sotme nga ana e qeverisë, e cila ka marrë vendim që ta ndihmojë atë me 11 milionë lekë për kurim. Më poshtë është vendimi i plotë që ka marrë qeveria:
“VENDIM PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2013, MIRATUAR PËR MINISTRINË E SHËNDETËSISË, PËR MBULIMIN E SHPENZIMEVE TË KURIMIT TË ZNJ. MESILA DODA
Balla i përgjigjet Shkëlzenit: Për frikë, të pyesë babain e vet se më njeh më mirë
Listat e zgjedhësve, Poni: Pastrimi nga dublimet, deri më 9 maj
TIRANE- Zevendes ministri i Brendshem, Fredinand Poni ka deklaruar sot se pastrimi i listave te zgjedhesve nga dublimet do te vazhdoje deri ne daten 9 maj.
Ne nje konference per shtyp, Poni ka theksuar se jane identifikuar dhe me pas derguar per verifikime 7624 rekorde të dyshuara si të dubluara.
“Na është kthyer përgjigje se 2875 nuk janë dublime ndërsa janë ende 4800 rekorde të personave të dyshuar. Ne kemi rritur kriteret për të gjetur personat e dyshuar”- tha ai.
Ndryshon ligji, zyrtarët dhe biznesmenët që armatosen
Wollfarth takon Lallën: Dënimi i zyrtarëve të korruptuar, do kthente besimin e publikut
Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Eugen Wollfarth, u takua paraditen e sotme me Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Takimi i zhvilluar me dyer të mbyllura në zyrën e Llallës, është përqendruar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe në rolin thelbësor të Prokurorisë së Përgjithshme në forcimin e shtetit të së drejtës.
Avokati i Prendit: Askush nuk e merr parasysh faktin që më 21 janar për 5 orë u vu në rrezik jeta e kryeministrit. Nesër vendimi
Avokati i ish-kreut të Gardës së Republikës, Ndrea Prendi, i akuzuar për vrasjet e 21 janarit, duke paraqitur konkluzionet e mbrojtjes, ka thënë se ai është i pafajshëm. Sipas avokatit Genc Gjokutaj, Ndrea Prendi dhe gjithë punonjësit e Gardës kanë zbatuar vetëm ligjin, duke qenë se demonstruesit kanë ushtruar dhunë ndaj tyre.
Berisha: Borxhi nuk është një lak në fyt për ne, vija e kuqe nuk mund të jetë 60%
Kryeministri Berisha vazhdon të këmbëngulë se borxhi public nuk mund të jetë një rrezik për Shqipërinë, pavarësisht se e ka kaluar 60%, nivelin maksimal të këshilluar nga ana e ekspertëve. Këtë gjë ai e përsëriti edhe gjatë një takimi të zhvilluar me kreun e BERZH-it, Suma Chakrabatti.
Sipas Berishës, borxhi nuk është një lak në fyt për qeverinë shqiptare. Ai tha se niveli 60% i borxhit nuk mund të jetë vija e kuqe, e cila nuk duhet të kalohet.
Topalli, në parlamentin bullgar: Çështjen e statusit do e zgjidhin shqiptarët më 23 qershor
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, ka falenderuar Bullgarinë për mbështetjen që i ka dhënë vendit tonë për procesin e integrimit në BE.
Gjatë fjalës së saj në Kuvendin e Bullgarisë, gjatë vizitës së saj në Sofje, ajo është ndalur në cështjen e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë, që sipas saj, pas bllokimit të opozitës, duket se do ta zgjidhin vetë shqiptarët në 23 qershor.
Gazsjellësi TAP, qeveria miraton sot marrëveshjen mes tre shteteve
Qeveria shqiptare do të miratojë në mbledhjen e sotme, tekstin e marrëveshjes mes tre vendeve: Shqipërisë, Italisë dhe Greqisë, për gazsjellësin Trans-Adriatik (TAP).
Kryeministri Sali Berisha paralajmëroi dje në Facebook se në mbledhjen e kabinetit të qeverisë do të miratohet teksti i marrëveshjes për gazsjellësin Trans Adriatik (TAP) duke e vlerësuar atë si projektin më të madh në historinë e zhvillimit dhe të bashkëpunimit ndërkombëtar të vendit tonë.