Topalli, në parlamentin bullgar: Çështjen e statusit do e zgjidhin shqiptarët më 23 qershor

Postuar në 06 Shkurt, 2013 03:25

 

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, ka falenderuar Bullgarinë për mbështetjen që i ka dhënë vendit tonë për procesin e integrimit në BE.

Gjatë fjalës së saj në Kuvendin e Bullgarisë, gjatë vizitës së saj në Sofje, ajo është ndalur në cështjen e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë, që sipas saj, pas bllokimit të opozitës, duket se do ta zgjidhin vetë shqiptarët në 23 qershor.

“Ne nuk e morëm statusin e vendit kandidat, sepse kusht ishin tre ligjet që opozita nuk i votoi se mendon se kjo do të shkojë si kredit për qeverinë. Ky është problem i brendshëm yni që do të zgjidhet nga zgjedhjet e ardhshme nga shqiptarët. Integrimi është objektivi ynë kombëtar dhe falenderojmë forcat politike në Bullgari që na kanë mbështetur”- tha Topalli.

Ajo ka bërë një pasqyrë të arritje në vend krahasuar me vite më parë, kur Shqipëria renditej në tre vendet më të varfra.

“Ne jemi vend strategjik për sigurinë, paqen e prosperitetin. Bullgaria është vend mik yni ne vlerësojmë mbështetjen që i jepni procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor, ju jemi mirënjohës. Jeta tek ne ka ndryshuar shumë, jetëgjatësia ka rritje të qartë, sot kemi 35 herë më shumë investimet e huaja direkte”- tha Topalli.

Sipas saj, investimet  që bëhen janë në funksion të zhvillimit në tërësi. “Vite më parë ne mbyteshin nga taksat e larta, ne përgjysmuam taksat pastaj vumë taksën e sheshtë dhe dyfishuam të ardhurat, kjo na lejoi të rrisim rrogat. Ne jemi vend tërheqës për t’u vizituar.  Kemi papunësi, por nuk kemi pasur rritje të saj, kemi realizuar rritje të konkurueshmërisë. Nuk ramë në krizë ndryshe nga vendet që na rrethojnë”- tha më tej ajo, duke nxitur investitorët të investojnë në Shqipëri.

PANORAMA

 

 

Comments

Submitted by astrit (not verified) on

<p>Degjova pjese nga ky fjalim: nivel i ulet, fraza te ngatheta si te nje nxenesi filloreje, ide tej mase te ngushta dhe dogmatizem provinciali. Toni i zerit patetik.&nbsp;Per ibret.</p><p>E vetmja gje pozitive ishte qe znj. Topalli te pakten foli shqip (shpresoj qe mos te kete patur perkthyes dhe qe parlamentaret Bullgare mos te kene kuptuar gje nga ato kalamalleqe) dhe jo anglisht si koleget e saj qe anglisht nuk dine por qe kete nuk ua thote njeri se kane frike...</p><p>Kjo nuk eshte kritike per znj. Topalli. Une nuk e njoh mire nivelin mesatar te autoriteteve shqiptare por dyshoj se nuk eshte edhe shume me lart se ky i znj. Topalli. Eshte thjesht konstatim i trishtuar...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.