Listat e zgjedhësve, Poni: Pastrimi nga dublimet, deri më 9 maj

TIRANE- Zevendes ministri i Brendshem, Fredinand Poni ka deklaruar sot se pastrimi i listave te zgjedhesve nga dublimet do te vazhdoje deri ne daten 9 maj.
Ne nje konference per shtyp, Poni ka theksuar se jane identifikuar dhe me pas derguar per verifikime 7624 rekorde të dyshuara si të dubluara.
“Na është kthyer përgjigje se 2875 nuk janë dublime ndërsa janë ende 4800 rekorde të personave të dyshuar. Ne kemi rritur kriteret për të gjetur personat e dyshuar”- tha ai.
Sipas Ponit, listat mund të shikohen nga çdo zgjedhës në faqen zyrtare të Ministrisë së brendshme.
“Do kërkoja rigozitet nga qytetarët. Ato që janë të pajisur kartë identiteti duhet t’i kërkojnë emrin sic e kanë në të” tha ai.
PANORAMA
Add new comment