Arkiv-Lajme të përditësuara
Beqja: 95% e shqiptarëve me paga më të larta pas 23 qershorit
Partia Socialiste ka premtuar se pas ardhjes në pushtet, paga neto për 95% e shqiptarëve do jetë më e madhe, për shkak të uljes së taksave përmes taksimit të ndershëm. Sekretari për Programin, Ilir Beqja, i ka cilësuar si gënjeshtër deklaratat e kryeministrit Berisha për taksën e sheshtë.
Sondazhi, nëse zgjedhjet mbahen sot, PS merr 41 % të votave, PD, 30%, AK 14,9 %, LSI 4%
Kur jemi vetëm disa muaj larg zgjedhjeve të qershorit, fondacioni ‘Kult’ në Maqedoni ka zhvilluar një sondazh të dytë për zgjedhjet në Shqipëri.
Sipas këtij sondazhi, nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin sot, Partia Socialiste do të merrte 41.2% të votave, Partia Demokratike 30.1%, Aleanca Kuqezi 14 %, Lëvizja Socialiste për Integrim 4 % për dhe Fryma e Re Demokratike 3.9 %.
Sondazhi i dytë i fondacionit Kult është realizuar në datat 22-31 janar dhe në të janë pyetur 1200 persona.
SHQIP
TemA TV/ Kryeministria, dy radhë për takimin e Berishës me Fylen, s’përmenden kund tre ligjet
Kryeministria ka publikuar një njoftim të thatë prej pak radhësh, për takimin e sotëm mes Berishës dhe Komisionerit për Zgjerim, Stefan Fyle. Njoftimi thotë se Berisha ka folur për përgatitjet e zgjedhjeve dhe zhvillimet në rajon, ndërsa nuk përmendet kund miratimi i tre ligjeve.
Mediat qeveritare në fakt, para vizitës së Fyles shpreheshin se ai po vjen në Tiranë për të bindur Ramën që të votojë tre ligjet në Kuvend, ndërkohë që vetë Fyle e pranoi sot se kishte ardhur për zgjedhjet.
Qeveria rrëzon buxhetin, rrit marrjen e borxhit, Berisha befason: Kur bëhet mbi 95% e GDP, atëherë rrezikohemi
(E PERDITESUAR)- Kryeministri Sali Berisha jo vetëm që ka ndërmend të rrisë borxhin, por ai është i bindur se vetëm kur borxhi të shkojë mbi 95 përqind e GDP, atëherë bëhet i rrezikshëm.
Edhe pse që tani organizmat ekonomikë ndërkombëtarë thonë se situata është e rrezikshme, Berisha e quan këtë një borxh pozitiv.
Fyle: Në Tiranë për çështjen më vendimtare; çfarë duhet bërë që zgjedhjet të mos kontestohen
Komisioneri Europian për Zgjerim Stefan, Fyle, përmes një postimi në Twitter ka zbuluar në një farë mënyrë edhe qëllimin e kësaj vizite në Shqipëri. “Vizita në Tiranë për të bërë pyetjen më vendimtare: çfarë duhet bërë që zgjedhjet në Shqipëri të mos kontestohen”, – shkruan Fyle në Twitter.
Berisha: Ne përgatitemi për mandatin e tretë, Rama për bllokimin e tretë
Kryeministri Berisha zhvilloi ditën e sotme mbledhjen e grupit parlamentar të PD, të cilën e nisi me një akuzë ndaj kundërshtarit të vet politik, liderit të PS, Edi Rama i cili sipas tij po përgatit bllokimin e tretë, ndërkohë që qeveria Berisha përgatitet për mandatin e tertë.
Çështja komplekse, Gjykata e Apelit shtyn sërish vendimin për “Gërdecin”
Gjykata e Apelit shtyn sërish vendimin për të akuzuarit si përgjegjës të tragjedisë së Gërdecit, duke caktuar 13 shkurtin si datë për dhënien e vendimit final.
Çështja e tragjedisë së Gërdecit, ngjarje e ndodhur 5 vjet më parë, kur nga shpërthimi i një fabrike armatimesh rreth 15 km nga Tirana humbën jetën 26 persona, ndërkohë rreth 300 të tjetër u plagosën, vijon të endet dyerve të gjykatave.
Ruka: Marrim 4 deputetë në Gjirokastër
Et’hem Ruka, anëtar i kryesisë së PS-së, po ndjek nga afër organizimin e fushatës në qarkun e Gjirokastrës dhe flet në favor të opozitës në këtë qark.
Oferta e re e PD në Fier: Një vend pune për 40 vota
Të zhgënjyerve nga politika u është premtuar nga PD një vend pune nëse garantojnë 40 vota pro në votimet e 23 qershorit.
Lajmi në gazetën Shqip është mësuar nga disa prej “të zhgënjyerve” të PD-së së Fierit, të cilëve u është kërkuar që veç aktivizimit në shtabet elektorale, të sigurojnë edhe disa duzina me vota. Lista pritet të verifikohet nga drejtuesit e PD-së në rrethe dhe vetëm kur ata të binden se votat do të shkojnë në favor të tyre, do të kenë mundësinë të gëzon vendin e punës.
Fule: Në Tiranë, për pyetjen vendimtare. Ç’duhet bërë për zgjedhjet që ato të mos kontestohen
TIRANE- “Erdha ne Tirane për të diskutuar çështjen më thelbësore të shtetit modern shqiptar. Ç’duhet bërë për zgjedhjet që ato të mos kontestohen?”.
Kete mesazh ka ndare me ndjekesit e tij ne Tiwtter mengjesin e sotem, Komisioneri per Zgjerimin, Stefan Fule.
Qellimi i axhendes se takime te sotme ne Tirane eshte statusi i vendit kandidat per Shqiperine, domosdoshmeria e votimit te tre ligjeve te BE dhe zgjedhjet e qershorit.
PANORAMA