Ngërçi i ligjeve, Malaj: Të votohen dhe të hyjnë në fuqi me 2014”

TIRANE- Deputeti i Partise Socialiste, Arben Malaj, duke vleresuar viziten e komisionerit per zgjerim, Stefan Fule, deklaron se “suksesi apo deshtimi i kesaj vizite nuk eshte suksesi apo deshtimi i komsionerit te zgjerimit Fyle, por suksesi apo deshtimi i politikes shqiptare ne raport me sfidat e vendit tone”.
Ne nje postim ne profilin e tij ne FB, Malaj thekson se propozimet e PS per permiresimet ne ligjet perkatese dhe rregulloren e parlamentit, si edhe hyrja ne fuqi e ketyre ligjeve ne Janar te vitit 2014 mund te jene kontribuese drejt nje zgjidhje.
“Cdo deshtim i riperseritur i politikes shqiptare edhe pas kesaj vizite, mund te kete kosto me te renda dhe afatgjata mbi zhvillimet politike dhe sfidat sociale”.
Duhet ta perdorim ne maksimum kete mundesi te re per te gjetur nje zgjidhje e cila e nxjerr procesin e integrimit nga deshtimet e tij te perseritura. Suksesi apo deshtimi i kesaj vizite nuk eshte suksesi apo deshtimi i komsionerit te zgjerimit Fyle, por suksesi apo deshtimi i politikes shqiptare ne raport me sfidat e vendit tone”- shkruan Malaj.
Sipas tij, te gjitha partite politike gjate kesaj vizite duhet te fokusohen tek opsioni i zgjidhjes.
“Maxhoranca duhet te kuptoj se bllokimi i ketij procesi i rendon te gjithe shqiptareve. Mbi deshtimet nuk ka te fituar por vetem te humbur. Kerkesat e opozites per funksionimin e shtetit ligjore jane te drejta dhe mbajne parasysh situaten e perkeqesuar”- shkruan deputeti socialist.
PANORAMA
Add new comment