Ruka: Marrim 4 deputetë në Gjirokastër

Postuar në 04 Shkurt, 2013 06:47

 

Et’hem Ruka, anëtar i kryesisë së PS-së, po ndjek nga afër organizimin e fushatës në qarkun e Gjirokastrës dhe flet në favor të opozitës në këtë qark.

“Qarku i Gjirokastrës ka qenë dhe mbetet një ndër bastionet e PSSH. Aktualisht ky qark ka pesë deputetë. Tre u fituan nga PS dhe dy nga PD. Si deputet i këtij qarku mendoj se me një organizim më të mirë për jo shumë vota mund të kishim marrë  katër deputetë. Unë mendoj se kjo mundësi ekziston edhe më shumë në këto zgjedhje, pavarësisht pretendimeve të forcave të tjera politike. Nuk jam në gjendje të vlerësoj saktësisht popullaritetin e FRD-së në këtë qark. Indikacionet tregojnë se shumë anëtarë të djeshëm të PD i janë bashkuar kësaj force politike , gjë që ul edhe më shumë mundësinë e fitimit të dy deputetëve nga PD. Gjithsesi kjo mbetet të provohet”, sqaron Ruka për gazetën Shekulli.

Ruka e komenton kështu deklaratën e kryetarit të PS-së që do të jetë i gatshëm të bëjë aleancë me këdo për ndërrimin e pushtetit.

“Kryetari i PS-së nuk ka bërë kurrë një deklaratë për të mbështetur koalicionin opozitar thjesht mbi bazë numrash, pavarësisht se numrat kanë rëndësinë e tyre në një fushatë zgjedhore. Deklarata e zotit Rama ka qenë se dera jonë mbetet e hapur për bashkëpunim për çdo forcë politike që synon t’i japë fund kësaj qeverisjeje. Kjo nuk do të thotë automatikisht se partitë që bashkohen me ne duhet të humbasin identitetin dhe të njësojnë tërësisht programet e tyre elektorale me tonin”.

Për sa iu përket listave zgjedhore, Ruka shprehet se: “Kandidimet nuk janë privilegj për ca njerëz dhe aq më pak për ata që caktohen në zonën e sigurt të listës. Në një listë kandidimi duhen njerëz sa më të spikatur, profesionistë të të gjitha fushave, meshkuj dhe femra, raporte të ekuilibruara moshore,fetare dhe krahinore”.

  TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.