Oferta e re e PD në Fier: Një vend pune për 40 vota

Të zhgënjyerve nga politika u është premtuar nga PD një vend pune nëse garantojnë 40 vota pro në votimet e 23 qershorit.
Lajmi në gazetën Shqip është mësuar nga disa prej “të zhgënjyerve” të PD-së së Fierit, të cilëve u është kërkuar që veç aktivizimit në shtabet elektorale, të sigurojnë edhe disa duzina me vota. Lista pritet të verifikohet nga drejtuesit e PD-së në rrethe dhe vetëm kur ata të binden se votat do të shkojnë në favor të tyre, do të kenë mundësinë të gëzon vendin e punës.
Kjo është strategji e PD-së për të thithur votat e lëkundura të asaj pjese të elektoratit të djathtë që ka mbetur e zhgënjyer.
Punësimet pritet të bëhen në Albpetrol e CEZ. Të dyja kahet politike kanë rënë dakord që në Fier të aplikohet numërimi elektronik, çka do të sjellë nxjerrjen e rezultatit më shpejt se në zonat e tjera të vendit.
Po ashtu, edhe PDIU dhe PR mësohet se pretendojnë të sigurojnë nga një vend në parlament, ndërsa Partia Socialiste pretendon të rrisë numrin e deputetëve në qarkun e Fierit, që nga nëntë që ka aktualisht, të arrijë të paktën 10.
TEMA

Add new comment