Arkiv-Lajme të përditësuara

Arvizu: SHBA mendon se nuk ka përparim në luftën ndaj korrupsionit zyrtar

Postuar në 01 Shkurt, 2013 06:49

(E PERDITESUAR)- Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Aleksandër Arvizu, u ka bërë apel prokurorëve të rrisin luftën kundër korrupsionit.

Duke folur në seminarin “Lufta Kundër Korrupsionit Gjyqësor dhe Politik,” në Prokurorinë e Tiranës, diplomati amerikan theksoi se nuk ka pasur përparim të mjaftueshëm në ndëshkimin e zyrtarëve të korruptuar.

Në Shqipëri mund të blesh armatim edhe në ushqimore

Postuar në 01 Shkurt, 2013 06:47

Në një investigim të “Fiks Fare” është vënë re se fishekët e armëve të zjarrit shiten në dyqane ushqimore dhe në treg. Askush nuk kontrollon dhe ndalon shitjen e municioneve të armëve të zjarrit të gjuetisë.

Dyqanet që tregtonin fishekë u gjetën në Velipojë, Trush, në tregun e Milotit dhe atë të Fushë-Krujës.

Kamera e Fiksit ishte fillimisht në Shkodër ku lehtësisht mund të gjeje fishekë për armë gjahu të përmasave të ndryshme në çdo dyqan. Fishekë që shiteshin ngjitur me makaronat, orizin, bukën apo produkte të tjera ushqimore.

Drejt refuzimit

Postuar në 01 Shkurt, 2013 06:45

Partia Demokratike e Kosovës po bëhet gati për t’i dhënë një përgjigje negative Aleancës për Ardhmërisë së Kosovës rreth çështjes së koalicionit. Burime të Express thonë se Hashim Thaçi do ta refuzojë kërkesën e Ramush Haradinajt për ta udhëhequr Qeverinë. Krejt kjo shtyri të enjten zëdhënësin e AAK’së, Ernest Luma, ta quajë kreun e PDK’së të pabesë.

Partia Demokratike e Kosovës po përgatitet t’i japë përgjigje zyrtare negative Liderit të AAK’së, Ramush Haradinaj, në lidhje me një koalicion të ri mes këtyre dy partive.

Rama fton të rinjtë të jenë pjesë e politikës

Postuar në 31 Janar, 2013 14:32

 

TIRANE- Në një aktivitet organizuar nga Forumi Rinor i socialistëve për sportin, kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama i ka bërë thirrje të rinjve që të jenë të angazhuar në politikë, duke e parë atë si mundësinë për të bërë të mundura gjëra që duken të pamundura.

Raporti europian: Shqiptarët, rol kyç në trafikun e drogës drejt vendeve të BE

Postuar në 31 Janar, 2013 14:31

 

Grupet kriminale shqiptare luanë një rol kyç në trafikun e llojeve të ndryshme të drogave në vendet e BE. Ky është konkluzioni i paraqitur në raportin më të fundit të Qendrës së Monitorimit Europian për Drogën pranë BE, EUROPOL.

MB, Olli: Rama, politikan i lidhur me krimin. Modeli i tij për policinë, ai i fëmijëve të Ruçit e Xhuvanit

Postuar në 31 Janar, 2013 14:30

 

Ministria e Brendshme ka reaguar sërish ditën e sotme pas akuzave të kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama, se shifrat për kriminalitetin janë të frikshme dhe policia ndihet e harruar nga shteti.

Në një deklaratë për mediat pasditen e sotme, zëdhënësi i MB, Leonard Olli akuzoi kreun e PS se po përdhos sakrificën dhe përkushtimin e policëve në ruajtje dhe mbrojtje të jetës dhe pronës së qytetarit.

ANALIZA/ Ja si i ruajti PD katër mandate me forcën e kartonit

Postuar në 31 Janar, 2013 14:29

 

Në debatin tre mujor të palëve për ndarjen e mandateve me akuza e kundërakuza, duket se më e vërteta është ajo e kalkulimeve të votave që fsheh pas ky vendim.

Analiza e rezultateve elektorale të 2009 është prapavija e situatës, që megjithëse në kushtet e një ligji të qartë elektoral për rindarje deputetësh në bazë të numrit të popullsisë, pati tre variante se si duhet të ishte konfigurimi për 23 qershorin.

 

AK: Koalicioni i tradhtarëve po shkatërron zgjedhjet, do i drejtohemi Kushtetueses

Postuar në 31 Janar, 2013 14:28

 

Aleanca Kuq e Zi ka reaguar pas vendimit të Kuvendit, që me votat e mazhorancës la sot në fuqi shpërndarjen e mandateve të deputetëve sipas vitit 2009. Aleanca ka thënë se koalicioni i tradhtarëve po shkatërron zgjedhjet, duke mos dëgjuar kështu apelin e ambasadorit amerikan, Aleksandër Arvizu. Partia e drejtuar nga ana e Kreshnik Spahiut ka thënë se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për ta hedhur poshtë këtë vendim.

Liberalizimi i vizave? TIA: Ra me 8.4% numri i pasagjerëve që fluturuan në Rinas. Shkaku, kriza ekonomike

Postuar në 31 Janar, 2013 14:27

 

Mbi 50 përqind e pasagjerëve në aeroportin e Rinasit fluturojnë me Belle Air

Numri i pasagjerëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës (TIA) pësoi një rënie me 8.4 përqind në vitin 2012. Kjo është rënia e parë vjetore në trafikun e pasagjerëve të regjistruar në aeroport si pasojë e krizës në fushën e fluturimeve apo të bizneseve në eurozonë, thonë zyrtarët e aeroportit. Vitin e kaluar, 1.665.331 pasagjerë fluturuan nga TIA në krahasim me 1.817.073 pasagjerë në vitin 2011.

Toponimet, Panariti pret ambasadorin grek: Qeveria, propozim për zgjidhjen e problemit

Postuar në 31 Janar, 2013 08:33

 

TIRANE- Ceshtja e toponimeve ne pasaporta dhe nevoja për një zgjidhje urgjente e këtij problemi  ka qene ne qender te takimit te sotem mes ministrit te Punëve të Jashtme  Edmond Panariti dhe ambasadorit grek në Tiranë, Leonidas C. Rokanas.

Ministri Panariti theksoi se Qeveria Shqiptare ka paraqitur tashmë një propozim për zgjidhjen e kësaj çështjeje, bazuar në praktikat ndërkombëtare, dhe mbetet e hapur për dialog në mënyrë që ky problem të adresohet sa më shpejt dhe në mënyrë përfundimtare.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara