Në Shqipëri mund të blesh armatim edhe në ushqimore

Në një investigim të “Fiks Fare” është vënë re se fishekët e armëve të zjarrit shiten në dyqane ushqimore dhe në treg. Askush nuk kontrollon dhe ndalon shitjen e municioneve të armëve të zjarrit të gjuetisë.
Dyqanet që tregtonin fishekë u gjetën në Velipojë, Trush, në tregun e Milotit dhe atë të Fushë-Krujës.
Kamera e Fiksit ishte fillimisht në Shkodër ku lehtësisht mund të gjeje fishekë për armë gjahu të përmasave të ndryshme në çdo dyqan. Fishekë që shiteshin ngjitur me makaronat, orizin, bukën apo produkte të tjera ushqimore.
Thuajse e njëjta panoramë paraqitet edhe në zona të tjera duke zbritur drejt Tiranës, ku nëpër dyqanet nga më të zakonshmit, mjafton të interesohesh për fishekë armësh gjahu dhe të “shpalosin menynë” me llojet e tyre.
Nga investigimi është vënë re se tregtarët nuk kanë informacion mbi përdorimin e fishekëve apo edhe rrezikun e tyre, po të gjithë pranojnë se fishekët që ata shesin nuk janë artizanalë dhe janë të fuqishëm sa mund të vrasin edhe njerëz.
Ata e reklamojnë mallin hapur, madje ua shesin edhe të miturve.
Gjatë gjithë bisedës dhe pazarit, tregtari në asnjë moment nuk ka kërkuar lejen e armës. Ndërkohë që ligji ndalon prodhimin e municioneve të armëve të zjarrit në mënyrë artizanale.
TEMA
Add new comment