Raporti europian: Shqiptarët, rol kyç në trafikun e drogës drejt vendeve të BE

Postuar në 31 Janar, 2013 14:31

 

Grupet kriminale shqiptare luanë një rol kyç në trafikun e llojeve të ndryshme të drogave në vendet e BE. Ky është konkluzioni i paraqitur në raportin më të fundit të Qendrës së Monitorimit Europian për Drogën pranë BE, EUROPOL.

Në raporti theksohet se shqiptarët janë përfshirë në aktivitetet të shumëfishta kriminale, ku veçohet trafiku ndërkombëtar i drogës, veçanërisht drejt Italisë, por edhe në vende të tjera të BE. Sipas EUROPOL, grupet kriminale shqiptare bashkëpunojnë gjatë aktivitetit të tyre edhe me partnerë turq apo moldavë për të trafikuar heroinë drejt Italisë, që cilësohet si vendi i BE me konsumin më të madh të kësaj droge, ndërsa Shqipëria cilësohet si një nder vendet me prodhimin më të madh të kanabisit.

Në raport theksohet se shqiptarët përdorin rrugë të ndryshme për transportin e lëndës narkotike, kryesisht me skafe në rrugë detare por edhe në rrugë tokësore.

Ndër të tjera, raporti i EUROPOL vë në dukje se në Shqipëri dhe Moldavi ka edhe laboratorë për prodhimin dhe përpunimin e kokainës.

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.