Arkiv-Lajme të përditësuara

“Gërdeci”, familjarët e viktimave: Dënim maksimal për përgjegjësit, Apeli të respektojë ligjin

Postuar në 03 Shkurt, 2013 14:17

 

Ndërsa nesër pritet që Gjykata e Apelit të japë vendimin për çështjen e Gërdecit, familjarët e viktimave kanë apeluar sërish për dënimin maksimal të fajtorëve të kësaj tragjedie, ku 26 persona humbën jetën. Nëpërmjet një deklarate për mediat ata kanë kërkuar që gjykata e Apelit të riparojë vendimin e shkallës së parë të gjyqësorit, që e kanë cilësuar zhgënjyes.

MUSTAFA: LDK-JA DO TË QEVERISË MË SË MIRI

Postuar në 03 Shkurt, 2013 14:16

 

Lidhja Demokratike e Kosovës në Kaçanik, sot ka shënuar 23 vjetorin e themelimit të kësaj partie në këtë komunë. Përfaqësues të LDK-së para simpatizantëve të shumtë të kësaj partie thanë se LDK-ja do ta marrë pushtetin dhe do të qeverisë në dobi të qytetarëve dhe në të mirë të vendit. Po këtë ditë, në këtë parti u anëtarësuan me libreza anëtarësie rreth 400 të rinj kaçanikas.

Të pranishmëve iu drejtua kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i cili tha se në zgjedhjet e ardhshme nuk do të ketë abuzim të votës si më parë dhe fitorja do të jetë e LDK-së.

Itali, arratisen nga burgu 2 shqiptarë, njëri i dënuar me burg përjetë për vrasje

Postuar në 02 Shkurt, 2013 11:28

Dy shqiptarë të dënuar për vepra të ndryshme penale janë arratisur nga burgu në Parma, Itali, ku po vuanin dënimin e marrë nga drejtësia italiane.

Të arratisurit janë identifikuar si Valentin Frrokaj, 35 vjeç, i dënuar me burg përjetë me akuzën e vrasjes dhe Taulant Toma, 29 vjeç, i dënuar për vjedhje dhe vepra të tjera kriminale.

Sipas policisë italiane, arratisja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ndërsa të burgosurit kanë prerë hekurat e qelisë me sharrë dhe më pas kanë përdorur çarçafë të lidhur për të zbritur në tokë, nga ku janë larguar në drejtim të paditur.

Mynih, Berisha fton zv/presidentin e SHBA në Shqipëri

Postuar në 02 Shkurt, 2013 11:24

Kryeministri Sali Berisha, ka takuar sot zëvendës/Presidentin e SHBA-ve, z. Joseph Biden, gjatë punimeve të Konferencës së Sigurisë në Mynih. Sipas zyrës së shtypit të kryeministrisë, Berisha ka uruar përzemërsisht z. Biden për rizgjedhjen për një mandat të dytë në postin e numri dy të Shtëpisë së Bardhë dhe e falenderoi për mbështetjen, që administrata e Presidenti Obama dhe ai personalisht i kanë dhënë dhe i japin Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Durrës, arrestohen 4 persona për korrupsion, mes tyre edhe shoferi bashkisë

Postuar në 02 Shkurt, 2013 11:22

Katër persona janë vënë në pranga në qytetin e Durrësit me akuzën e korrupsionit, mes tyre edhe shoferi i bashkisë.
Drejtoria e Policisë së Qarkut Durrës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Batica 2″, ku është bërë i mundur arrestimi i shtetasve: Engjëll Taulla, 52 vjeç, banues në Durrës, shofer pranë Bashkisë Durrës, Dhimitër Maxhari, 45 vjeç, përfaqësues i një firme ndërtimi, Onjel Take, 36 vjeç, i punësuar në sektorin privat, Pelivan Merkaj, 57 vjeç banues në Durrës si dhe D.M. 49 vjeç, specialiste në Zyrën e Strehimit,në Bashkinë Durrës.

Këshilli Europian për Marrëdhënie me Jashtë: Berisha ka uzurpuar pushtetet

Postuar në 02 Shkurt, 2013 11:17

Një raport i ri i publikuar për Shqipërinë ka kritika të forta ndaj qeverisë, përkatësisht ndaj Kryeministrit Sali Berisha. Në raportin vjetor të European Council on Foreign Relations (Këshilli Europian për Marrëdhënie me Jashtë), që është një think-tank i mirënjohur paneuropian, theksohet se polarizimi midis kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të opozitës, Edi Rama, mbetet i lartë.

Fajdet nisin të zëvendësojnë bankat, të japin hua edhe politikanët

Postuar në 02 Shkurt, 2013 11:15

Fajdet zëvendësojnë bankat pasi: “Është më kollaj të marr borxh tek miqtë se sa te bankat”, shprehet një një ndërtues.

Sistemi bankar ndjek procedura të forta, nisur nga kushtet e krizës, kurse shteti vonon likuidimin e faturave për privatin. Mungesa e likuiditetit ka detyruar biznesin t’i drejtohet zakonit të vjetër, në epokën kur nuk ekzistonin bankat, raporton Shqip.

Aktualisht në treg gjen hua me fajde, interesi i të cilave është mesatarisht 5 për qind në bazë vjetore.

Propozimi i Halimit: Kush kapet me armë, 10 vjet burg

Postuar në 02 Shkurt, 2013 11:13

Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, ka propozuar dënime më të ashpra për mbajtësit e armëve. Nisur nga fakti se shumica e vrasjeve ndodhin me armë zjarri, Halimi vlerëson se nëse duhet të zmbrapsim krimin e vrasjes, cilido qoftë ai, atëherë dënimi për ata që kapen me armë në rrugë, në ambiente publike nuk mund të jetë më pak se 10 vjet.

Majko: PS nuk ndryshon qëndrim për tre ligjet; miratimi i tyre i lidhur me “Fierin”

Postuar në 02 Shkurt, 2013 03:02

Deputeti Pandeli Majko ka konfirmuar nga Korça se Partia Socialiste nuk do të ndryshojë qëndrim në lidhje me tre ligjet.

Vizita e komisionerit për Zgjerim, Fyle në fillim të javës në Tiranë, duket se nuk do ta bëjë PS të ketë një tjetër qëndrim në lidhje me këto tre ligje, miratimi i të cilave, thotë Majko, është i lidhur me çështjen e Qarkut të Fierit.

Studioja e vëllait të Bashës do realizojë shitjen e INSIG

Postuar në 02 Shkurt, 2013 03:00

Studioja ligjore ku bën pjesë Erlindi Basha, vëllai i kreut të Bashkisë Tiranë, Lulzim Basha, është i vetmi subjekt që po vazhdon garën për konsulencë të privatizimit të kompanisë shtetërore të sigurimeve INSIG. Në këtë garë, për të cilën opinionit nuk i është bërë gati asgjë e ditur, nga komisioni i vlerësimit janë përjashtuar të gjitha subjektet e tjera dhe ajo është kualifikuar e vetme për në fazën finale, të vlerësimit të ofertës financiare, raporton Shqiptarja.com.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara