Këshilli Europian për Marrëdhënie me Jashtë: Berisha ka uzurpuar pushtetet

Një raport i ri i publikuar për Shqipërinë ka kritika të forta ndaj qeverisë, përkatësisht ndaj Kryeministrit Sali Berisha. Në raportin vjetor të European Council on Foreign Relations (Këshilli Europian për Marrëdhënie me Jashtë), që është një think-tank i mirënjohur paneuropian, theksohet se polarizimi midis kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të opozitës, Edi Rama, mbetet i lartë.
Në raportin që është 151 faqe, theksohet se në Shqipëri opozita dhe mazhoranca kaluan pjesërisht bllokimin, por për shkak të polarizimit, 3 ligjet e integrimit nuk janë miratuar në Kuvendin e Shqipërisë. Raporti i EUFR vë theksin se nxitja për demokratizimin dhe përmirësimin e standardeve të qeverisjes është një sfidë e vështirë për BE-në, kur nga ana tjetër ekziston një deficit i vullnetit politik.
Në këtë kontekst, Brukseli nuk ka zgjedhje, por do të bashkëpunojë me liderët lokalë si kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski, dhe kryeministrin shqiptar, Sali Berisha, i cili polarizon opinionin publik dhe është i akuzuar për uzurpim të pushtetit, thuhet në raport. Në këtë dokument theksohet se raporti i Komisionit Europian rekomandoi që Shqipërisë t’i jepej statusi i kushtëzuar i vendit kandidat në Bashkimin Europian, por Këshilli Europian e shtyu në dhjetor.
Për sa i përket Kosovës dhe Serbisë, raporti vlerëson se viti 2012 ishte një sukses meqenëse ndërmjetësimi i BE-s për bisedimet mes Beogradit dhe Prishtinës solli frytet e tij.
TEMA
Add new comment