Berisha: Ne përgatitemi për mandatin e tretë, Rama për bllokimin e tretë

Postuar në 04 Shkurt, 2013 06:51

 

Kryeministri Berisha zhvilloi ditën e sotme mbledhjen e grupit parlamentar të PD, të cilën e nisi me një akuzë ndaj kundërshtarit të vet politik, liderit të PS, Edi Rama i cili sipas tij po përgatit bllokimin e tretë, ndërkohë që qeveria Berisha përgatitet për mandatin e tertë.

“Një nga çështjet kryesore që do të diskutohet në këtë mbledhje do të jetë çështja e reformave që kemi ndërmarrë dhe do të ndërmarrim deri më 23 qershor në mënyrë që pas zgjedhjeve të mund të ekzistojë kuadri i një serie reformash të rëndësishme për t’u zbatuar. Ne përgatisim kuadrin e qeverisjes së tretë, zotëria kuadrin e bllokimit të tretë, por në një vend të lirë kushdo bën si të dojë”, u shpreh Berisha në fillim të mbledhjes.

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.