TemA TV/ Kryeministria, dy radhë për takimin e Berishës me Fylen, s’përmenden kund tre ligjet

Postuar në 04 Shkurt, 2013 14:15

 

Kryeministria ka publikuar një njoftim të thatë prej pak radhësh, për takimin e sotëm mes Berishës dhe Komisionerit për Zgjerim, Stefan Fyle. Njoftimi thotë se Berisha ka folur për përgatitjet e zgjedhjeve dhe zhvillimet në rajon, ndërsa nuk përmendet kund miratimi i tre ligjeve.

Mediat qeveritare në fakt, para vizitës së Fyles shpreheshin se ai po vjen në Tiranë për të bindur Ramën që të votojë tre ligjet në Kuvend, ndërkohë që vetë Fyle e pranoi sot se kishte ardhur për zgjedhjet.

“Kryeministri Berisha priti sot në takim Komisionerin për Zgjerim të Komisionit Evropian, zotin Stefan Fule, i cili shoqërohej nga ambasadori i Delegacionit të BE-së në Tiranë, zoti Ettore Sequi.

Kryeministri Berisha i uroi mirëseardhjen Komisionerit Fule dhe shprehu kënaqësinë për këtë takim, në të cilin u diskua për çështje të bashkëpunimit në kuadër të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe hapat e nevojshëm për avancimin e reformave të axhendës europiane.

Në takim u diskutua, gjithashtu, për përgatitjet e procesit zgjedhor për zgjedhjet e datës 23 qershor, si dhe çështje në lidhje me zhvillimet në rajon. Kryeministri e siguroi zotin Fule për angazhimin e plotë të mazhorancës për çuarjen përpara të procesit të integrimit dhe garantimin e një procesi zgjedhor sipas të gjitha standardeve të OSBE dhe Këshillit të Evropës.

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.