Wollfarth takon Lallën: Dënimi i zyrtarëve të korruptuar, do kthente besimin e publikut

Postuar në 06 Shkurt, 2013 08:04

 

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Eugen Wollfarth, u takua paraditen e sotme me Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Takimi i zhvilluar me dyer të mbyllura në zyrën e Llallës, është përqendruar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe në rolin thelbësor të Prokurorisë së Përgjithshme në forcimin e shtetit të së drejtës.

Sipas njoftimit të zyrës së OSBE-së në Tiranë, mësohet se Wollfarth gjatë fjalës së tij ka theksuar se: “Lufta kundër krimit të organizuar, përfshirë krimin ndërkufitar, si edhe kundër korrupsionit, është parësore në sigurimin e stabilitetit në vend, në rajon dhe në nivel global. Dhënia e vendimeve të mirëarsyetuara e të përshtatshme, në rastet e korrupsionit të zyrtarëve të lartë, do të ishte një masë pozitive të dëshmuar vendosmëri politike dhe për të kthyer besimin e publikut te gjyqësori”.

Wollfarth ka siguruar Llallën se Prezenca e OSBE-së, në kuadër të qëllimit të saj kryesor për të promovuar shtetin e së drejtës, të drejtat e njeriut dhe për të konsoliduar institucionet demokratike, do të vijojë ta mbështesë dhe ndihmojë Prokurorinë e Përgjithshme.

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.