Arkiv-Lajme të përditësuara

Ambasadori Arvizu takon kryeprokurorin Llalla

Postuar në 08 Shkurt, 2013 03:14

 

TIRANE- Ambasadori amerikan ne vendin tone, Aleksander Arvizu ka nisur nje takim me kryeprokurorin e vendit, Adriatik Llalla.

Takimi eshte zhvilluar ne ambientet e Prokurorise se Pergjithshme dhe vjen vetem nje dite pas  vendimit te dhene nga Gjykata e Tiranes, e cila u dha pafajesi dy te akuzuarve per vrasjet e 21 janarit gjate demonstrates se PS-se.

Nuk ka ende detaje rreth temes se takimit, por ajo qe dihet eshte tashme reagimi i ashper i ambasades se SHBA per vendimin e dhene dje.

Deklarata e SHBA-se

KE: Shmangni polarizimet, prisni vendimin e Apelit

Postuar në 08 Shkurt, 2013 03:10

Komisioni Europian ka reaguar pas vendimit për ngjarjet e 21 janarit, që ka tensionuar ndjeshëm situatën në vend, duke kujtuar se ka edhe vendim Apeli për këtë çështje.

VERIU, ZGJIDHET SHPEJT

Postuar në 08 Shkurt, 2013 03:08

 

Bashkimi Europian po synon t’i zgjidhë problemet mes Kosovës dhe Serbisë deri në mars të këtij viti. Burime të Express thonë se Plani i Baroneshës Ashton mbetet anëtarësimi i Veriut në mekanizma evropianë, që kanë të bëjnë me qeverisjen lokale dhe rajonale. Por, gjithçka pritet të sqarohet në takimin e pestë mes Thaçit e Dacicit, që mbahet më 19 shkurt.

Topi: Berisha ka uzurpuar gjithçka. Vota e 23 qershorit, e pasigurtë. FRD do të jetë në qeveri

Postuar në 07 Shkurt, 2013 13:55

 

Kreu i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi nisi sot nga Preza një komunikim të drejtpërdrejtë  më të gjithë banorët e komunave që rrethojnë Tiranë.

Ish Kreu i Shtetit e vuri theksin tek rëndësia e marrjes pjesë në votime, ndërsa akuzoi kryeministrin e vendit, Sali Berisha se me ndihmën edhe të kreut të opozitës, Edi Rama, prej vitit 2008 ai dominon të gjitha pushtetet.

CEZ nis zyrtarisht arbitrazhin ndërkombëtar ndaj qeverisë shqiptare

Postuar në 07 Shkurt, 2013 13:53

 

Kompania çeke CEZ, nisi sot arbitrazhin ndërkombëtar ndaj qeverisë shqiptare, pas vendimit të kësaj të fundit për heqjen e licencës. Kompania çeke, 70 për qind e së cilës është në pronësi të shtetit, bëri të ditur se ka njoftuar qeverinë shqiptare për nisjen e arbitrazhit ndërkombëtar.

Opozita: Berisha të vijë në Kuvend, të japë llogari për privatizimet e dështuara

Postuar në 07 Shkurt, 2013 13:52

 

Deputeti socialist, Erion Braçe, ka kërkuar interpelancë me kryeministrin Sali Berisha për privatizimet e dështuara në vend.

“Kam kërkuar interpelancë për politikën kombëtare të aseteve të privatizimit. U privatizua ARMO, OSSH, Albpetrol, u privatizua Miniera e Bulqizës. Këto privatizime për opozitën janë të dështuara ndërsa për qeverinë të suksesshme. Berisha të vijë në sallën e Kuvendit dhe të ballafaqohet,” tha Braçe.

Ambasada e SHBA: Jemi të tronditur nga vendimi për 21 janarin

Postuar në 07 Shkurt, 2013 13:51

 

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka reaguar pas vendimit për të shpallur të pafajshëm të akuzuarit për vrasjet e 21 janarit. Ata e quajnë tronditës vendimin dhe thonë se ai minon besimin tek sistemi gjyqësor.

Halimi: Sot para gjyqit duhej të ishte Rama. Drejtësia do merret dhe me të

Postuar në 07 Shkurt, 2013 13:51

 

Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, në një dalje për mediat, ka akuzuar kreun e opozitës, Edi Rama, pse ka komentuar vendimin e Gjykatës së Tiranës për pafajësinë e Ndrea Prendit dhe Agim Llupos.

Halimi, ashtu si Berisha, nuk ka dhënë asnjë koment për vendimin, po është shprehur se sot para trupës gjykuese duhet të ishte Rama dhe jo Ndrea Prendi dhe Agim Llupo. Halimi ka thënë se do vijë dita që drejtësia të merret edhe me Ramën.

Pipero: 5 raste me gripin amerikan, 7 me gripin e derrit. Situata në kontroll, s’ka vend për panik

Postuar në 07 Shkurt, 2013 08:27

 

TIRANË- Drejtori i Politikave Shëndetësore në vendin tonë, Pëllumb Pipero ka deklaruar sot se në Shqipëri janë identifikuar  5 raste me gripin amerikan, Në një deklaratë për mediat, Pipero ka shtuar se janë në kontroll edhe 7 raste me virusin H1N1, njohur si gripi i derrit.

Sipas tij, nuk ka vend për panik, pasi nga gjithë rastet e identifikuar asnjë prej tyre nuk paraqet rrezik për jetën. Ai ka theksuar më tej se situata është nën kontroll të plotë, ndërkohë që ka këshilluar që për cdo simptomë pacientët duhet të paraqiten pranë mjekut.

PANORAMA

Bregu: Zgjedhjet, test kyç për integrimin e Shqipërisë, të hiqet dorë nga bojkoti pa fakte

Postuar në 07 Shkurt, 2013 08:25

 

Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu deklaroi ditën e sotme se zgjedhjet e ardhshme parlamentare janë një test kyç për integrimin e vendit tonë në BE, prandaj sipas saj është shumë e rëndësishme që ato të zhvillohen në përputhje me standardet e kërkuara dhe të hiqet dorë nga bojkoti pa fakte që ka aplikuar shpesh opozita shqiptare.

Deklaratat e Bregut u bënë gjatë një konference për shtyp pas takimit që ajo zhvilloi me zëvendëskryetaren për Çështjet Europiane në Maqedoni, Teuta Harifi.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara