Bregu: Zgjedhjet, test kyç për integrimin e Shqipërisë, të hiqet dorë nga bojkoti pa fakte

Postuar në 07 Shkurt, 2013 08:25

 

Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu deklaroi ditën e sotme se zgjedhjet e ardhshme parlamentare janë një test kyç për integrimin e vendit tonë në BE, prandaj sipas saj është shumë e rëndësishme që ato të zhvillohen në përputhje me standardet e kërkuara dhe të hiqet dorë nga bojkoti pa fakte që ka aplikuar shpesh opozita shqiptare.

Deklaratat e Bregut u bënë gjatë një konference për shtyp pas takimit që ajo zhvilloi me zëvendëskryetaren për Çështjet Europiane në Maqedoni, Teuta Harifi.

“Askush nuk mohon se zgjedhjet në Shqipëri do të kenë një vëmendje të veçantë nga Komisioni Europian dhe ndërkombëtarët. Duhet të mos ketë kthim në retorika bojkoti siç ndodhi në 2009 kur humbësi Rama nuk pranoi rezultatin. Partnerët europianë janë të interesuar që retorika e kontestimit të zgjedhjeve pa fakte të mos përsëritet”, – tha Bregu.

Ndërkohë, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp u fol për perspektivën e europiane që synojnë të dyja vendet si dhe për unifikim të standardeve të BE, që të shkojnë të sigurt drejt kësaj rruge.

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.