Pipero: 5 raste me gripin amerikan, 7 me gripin e derrit. Situata në kontroll, s’ka vend për panik

TIRANË- Drejtori i Politikave Shëndetësore në vendin tonë, Pëllumb Pipero ka deklaruar sot se në Shqipëri janë identifikuar 5 raste me gripin amerikan, Në një deklaratë për mediat, Pipero ka shtuar se janë në kontroll edhe 7 raste me virusin H1N1, njohur si gripi i derrit.
Sipas tij, nuk ka vend për panik, pasi nga gjithë rastet e identifikuar asnjë prej tyre nuk paraqet rrezik për jetën. Ai ka theksuar më tej se situata është nën kontroll të plotë, ndërkohë që ka këshilluar që për cdo simptomë pacientët duhet të paraqiten pranë mjekut.
PANORAMA
Add new comment