Topi: Berisha ka uzurpuar gjithçka. Vota e 23 qershorit, e pasigurtë. FRD do të jetë në qeveri

Postuar në 07 Shkurt, 2013 13:55

 

Kreu i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi nisi sot nga Preza një komunikim të drejtpërdrejtë  më të gjithë banorët e komunave që rrethojnë Tiranë.

Ish Kreu i Shtetit e vuri theksin tek rëndësia e marrjes pjesë në votime, ndërsa akuzoi kryeministrin e vendit, Sali Berisha se me ndihmën edhe të kreut të opozitës, Edi Rama, prej vitit 2008 ai dominon të gjitha pushtetet.

Lidhur me vendimin e dhënë sot për të akuzuarit e vrasjeve të 21 janarit, Topi theksoi se; “Nuk komentoj teknikisht çështjet që i takojnë gjykatave, por marr në konsideratë atë uzurpim që ka bërë Berisha. Mund të them se gjithçka që vjen, vjen në mënyrë të paragjykuar.”

Duke iu referuar problemeve të listave zgjedhore, dhe pasigurisë së votës, Topi tha se ka një dorë që e organizon pikërisht këtë lloj kaosi, pasi i intereson të marrë pushtetin e pamerituar.

“Demokracia nuk janë vetëm tre ligje, është në qelizë nga e cila ti e ndërton shtetin dhe institucionet. Në rast se në institucione ke vetëm njerëz të klanit, familjes, apo fshatit, këtu padiskutim njerëzit duhet të veprojnë me votë në datë 23 qershor. Pavarësisht nga ajo që mendohet se ai do fusë duart, vota e çdo njeriu është e rëndësishme.”- theksoi Topi.

Topi tha se FRD beson se nesër do të jetë një forcë politike në qeveri, ndaj, shtoi ai, në ditët në vazhdim formacioni i tij politik do të vazhdojë të komunikojë me të gjithë banorët dhe fermerët e komunave të Tiranës, për të marrë të gjitha shqetësimet dhe problemet e banorëve të këtyre zonave.

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.