Halimi: Sot para gjyqit duhej të ishte Rama. Drejtësia do merret dhe me të

Postuar në 07 Shkurt, 2013 13:51

 

Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, në një dalje për mediat, ka akuzuar kreun e opozitës, Edi Rama, pse ka komentuar vendimin e Gjykatës së Tiranës për pafajësinë e Ndrea Prendit dhe Agim Llupos.

Halimi, ashtu si Berisha, nuk ka dhënë asnjë koment për vendimin, po është shprehur se sot para trupës gjykuese duhet të ishte Rama dhe jo Ndrea Prendi dhe Agim Llupo. Halimi ka thënë se do vijë dita që drejtësia të merret edhe me Ramën.

“Rama është i vetmi politikan që komenton vendimet e gjykatave. Rama e ka politizuar këtë çështje, duke ushtruar presion sistematik. Sot para drejtësisë duhet të ishte vetë ai, si instruktor i tyre. Kjo nuk është hera e pare që Edi Rama sulmon drejtësinë shqiptare kur nuk i pëlqejnë vendimet e saj, dhe as e para që hesht kur vendimet e saj i vijnë për shtat. Kështu heshti zoti Rama kur djali i Gramoz Ruçit plagosi në mes të Tiranës një qytetar të pafajshëm dhe drejtësia e la atë të lirë. Kështu heshti Edi Rama edhe kur djali i Luiza Xhuvanit vrau gjakftohtë me një plumb në kokë një djalë të ri e të pafajshëm. Sot përpara drejtësisë duhet të ishte vetë Edi Rama, arkitekti i vetëm i dhunës ndaj institucioneve të pavarura dhe shtetit të së drejtës. Ndaj sulmi i tij tregon vetëm frikën se verdiktet e drejtësisë shqiptare do t’i afrohen edhe karriges së tij. Shqiptarët dhe çdo njeri normal në këtë vend nuk e kuptojnë se cila është lidhja mes vendimit të një gjykate të pavarur dhe vendimit të Edi Ramës dhe Partisë Socialiste për të bojkotuar parlamentin. Por shqiptarët më në fund e kanë kuptuar modelin Rama: model që bën presion politik mbi çdo institucion te pavarur, sistematikisht derisa ne fund kërkon t’i asfiksoje ato totalisht”, tha Halimi.

  TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.