Opozita: Berisha të vijë në Kuvend, të japë llogari për privatizimet e dështuara

Postuar në 07 Shkurt, 2013 13:52

 

Deputeti socialist, Erion Braçe, ka kërkuar interpelancë me kryeministrin Sali Berisha për privatizimet e dështuara në vend.

“Kam kërkuar interpelancë për politikën kombëtare të aseteve të privatizimit. U privatizua ARMO, OSSH, Albpetrol, u privatizua Miniera e Bulqizës. Këto privatizime për opozitën janë të dështuara ndërsa për qeverinë të suksesshme. Berisha të vijë në sallën e Kuvendit dhe të ballafaqohet,” tha Braçe.

Në replikë kryetarja e Parlamentit tha se Berisha kishte qenë i gatshëm për t’ju përgjigjur socialistëve 2 javë më parë, por Braçe nuk kishte qenë gati.

“Berisha tha se jam i gatshëm të përgjigjem. Kur bëhet kërkesa për interopelancë nënkuptohet që deputeti është i përgatitur nëse nuk ndodh si 2 javë më parë, mund të quhet spekulim. Ishte, erdhi, të ftoi, nuk ishit gati, mos abuzo,”tha Topalli.

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.