KE: Shmangni polarizimet, prisni vendimin e Apelit

Komisioni Europian ka reaguar pas vendimit për ngjarjet e 21 janarit, që ka tensionuar ndjeshëm situatën në vend, duke kujtuar se ka edhe vendim Apeli për këtë çështje.
Në një komunikatë të lëshuar nga zyra për shtyp e Komisionerit për Zgjerim Stefan Fule, fillimisht sillet në kujtesë raporti i fundit i progresit, “ku bëhej thirrje për përfundimin e procedurave të këtij rasti nëpërmjet një procesi të besueshëm gjyqësor”. Pasi këshillon që të shmangen të gjitha polarizimet për këtë rast, para vendimit të Gjykatës së Apelit, Komisioni përsërit kërkesat ndaj sistemit shqiptar të drejtësisë.
“Komisioni përsërit se një sistem gjyqësor i pavarur, i paanshëm dhe llogaridhënës, i aftë për të garantuar gjykime të drejta, është dëshira legjitime e popullit shqiptar dhe një element thelbësor i një shteti të fortë të së drejtës, një parakusht në rrugën e integrimit evropian”, theksohet në komunikatë.
TEMA

Add new comment