BE, një “EULEX” në miniaturë për të vëzhguar zgjedhjet e qershorit

Misioni
PS, lobim për të sjellë në Tiranë një mision me zyrtarë të Brukselit
Zhvillimet
http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">
ODIHR - Në mars pritet të vijnë në Tiranë një grup prej dhjetëra zyrtarësh të ODIHR-it, që përbëjnë misionin afatgjatë të vëzhgimit të zgjedhjeve
BE - Ardhja e një grupi zyrtarësh nuk do të dublojë këtë mision, por do të ndihmojë administratën e MB-së për hartimin e listës së zgjedhësve
Vëzhguesit - Pak ditë para zgjedhjeve, pritet të mbërrijë në Tiranë numri më i madh i monitoruesve afatshkurtër të ODIHR-it, që do të asistojnë gjatë votimit
Ylli Pata
Stefan Fule, komisioneri europian i Zgjerimit, ka arritur një përfundim që Bashkimi Europian duhet të ketë një rol të rëndësishëm në monitorimin e zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit në Shqipëri. Dhe ky rol duket se do të jetë specifik dhe teknik për të arritur atë që vetë Fule e cilësoi në mesazhin e tij në “Twitter”, “në arritjen e zgjedhjeve të pakontestueshme”. Por çdo të ndodhë? Të dyja palët, si zyrtarët ndërkombëtarë ashtu edhe palët kryesore në vend, Kryeministri Sali Berisha dhe lideri i opozitës, Edi Rama, mbeten shumë hermetikë në rolin që do të ketë BE-ja në vëzhgimin e përgatitjeve të zgjedhjeve të 23 qershorit. Burime diplomatike flasin për një “EULEX në miniaturë”, që do të mbërrijë në Shqipëri në javët e ardhshme për të vëzhguar kryesisht çështjen e listave dhe përgatitjes së çështjes së infrastrukturës zgjedhore. Një numër ekspertësh të Komisionit Europian zyrtarisht do të mbështesin Ministrinë e Brendshme dhe zyrtarët zgjedhorë në vend për të siguruar një regjistër zgjedhor të rregullt dhe të pakontestueshëm. Në një farë mënyre, misioni i BE-së do të mënjanojë prezencën e OSBE-së në Tiranë, e cila nuk ka besimin e opozitës. Ky mision nuk do të ketë rol për të dubluar misionin e vëzhguesve të ODIHR-it, që do të mbërrijnë në mars me dy pjesë: vëzhguesit afatgjatë dhe ata afatshkurtër. Por ky mision do të ketë një rëndësi të madhe për të rikuperuar besimin e palëve për procesin zgjedhor, në mënyrë që të ndikojnë në marrjen në shqyrtim dhe raportimin në lidhje me problemet që hasen gjatë rrugës, pra në vendimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe hartimit të listave zgjedhore, deri në përcaktimin e plotë të zonave zgjedhore dhe qendrave të votimit. Në fakt, opozita shqiptare është nismëtarja e një procesi nën vëzhgim të lartë ndërkombëtar. Partia Socialiste ka kërkuar prej muajsh nga grupi socialist dhe socialdemokrat në Parlamentin Europian që të jetë aktiv në vëzhgimin e procesit, në mënyrë që të mos lejohet një proces i ngjashëm me atë të 2009-s dhe 2011-s, kur mazhoranca ka përdorur institucione të kontrolluara prej saj, si KQZ-ja dhe Kolegji Zgjedhor, për të legjitimuar manipulimin e rezultatit. Pikërisht kjo përvojë synohet të bllokohet që në gjenezë, nëpërmjet grupeve monitoruese, të cilave do t’u raportohen problemet, ku më pas do të kalohen menjëherë në Bruksel, për të marrë reagimin që do të jepet në formë presioni ndërkombëtar. Realisht ky ka qenë edhe misioni i komisionerit Fule, dje në Tiranë, edhe pse ka pasur negociata gjithëpërfshirëse me palët. Pas takimit të kryetarit të PS-së, Edi Rama, me komisionerin Fule, PS-ja ka lëshuar një deklaratë për shtyp, në të cilën theksohet se “kryetari Edi Rama dhe komisioneri për zgjerimin, Stefan Fule, folën për fatin europian të Shqipërisë para dhe pas zgjedhjeve. Siç e paralajmëroi në “Twitter” përpara fillimit të takimeve, komisioneri adresoi disa çështje kyç për funksionimin e shtetit dhe për çfarë duhet bërë konkretisht që zgjedhjet të mos preken si në të shkuarën. Të dyja palët u dëgjuan, me shqetësim, për gjendjen e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në vigjilje të zgjedhjeve parlamentare. Kryetari Edi Rama paraqiti propozime konkrete, për të garantuar lirinë e ndershmërinë e zgjedhjeve dhe për të siguruar që pas 23 qershorit Shqipëria të jetë e çliruar nga pengesat e mëparshme”. Por opozita nuk e ndal lobimin e saj për të siguruar një “rrethim demokratik” ndaj Berishës për zgjedhjet. Kreu i PS-së, Edi Rama, shkruante dje në mbrëmje në faqen e tij në “Twitter” se “pas bisedës shumë të frytshme me komisionerin Fule, nisem në Lisbonë në Këshillin e Internacionales Socialiste, ku do diskutohen po ashtu zgjedhjet”. PS-ja pritet të kërkojë një monitorim masiv europian para dhe gjatë 23 qershorit, në mënyrë që të mos e lërë gjithçka në dorën e një misioni siç është ai i ODIHR-it, i cili merr urdhra politikë nga Asambleja e Përgjithshme e OSBE-së, e cila kontrollohet nga aleatët e Berishës.
SHQIP
Add new comment