SONDAZHI mes studentëve/ Nora Malaj, këngëtare tallavaje?

Ka nisur në mbarë universitetet publike dhe private të vendit “sezoni i provimeve të dimrit”. Kudo nëpër Tiranë dhe qytetet e tjera universitare shihet lëvizje dhe gjallëri e paparë. Miq dhe lek i madh qarkullon gjithandej.
campusALBANIA, klubi i njohur social në bashkëpunim me këshillat studentore të disa fakulteteve në universitete të ndryshme në mbarë vendin, publikojnë të dhënat e një minisondazhi të kryer me rreth 500 studentë të ndryshëm.
Sipas statistikave të prodhuara, shifrat tregojnë se: 78% e studentëve në universitetet publike i marrin provimet me njohje ose me ryshfete.
84% e studentëve në universitetet private nuk kanë nevojë për ndërhyrje sepse brenda tarifës së shkollimit përfshihet automatikisht edhe marrja e çdo provimi.
Çmimet më të larta të bakshisheve i thyejnë universitetet e Gjirokastrës, Shkodrës dhe Elbasanit.
34% e studentëve në universitetet private janë gjysmë analfabetë ose dislektikë, ndërsa 41% e mësimdhënësve(pedagogëve) në universitetet publike nuk dinë asnjë gjuhë të huaj.
88% e studentëve cilësorë bëjnë fajtor politikat e dështuara të qeverisë me arsimin universitar.
64% e studentëve të pyetur për emrin e ministrit të Arsimit, Myqerem Tafaj, e dëgjonin për herë të parë ose e ngatërronin me një prej krerëve të komunitetit mysliman, ndërsa të pyetur për zëvendësministren e Arsimit Nora Malaj 54% e të pyeturve e dinin se zonja në fjalë është këngëtare tallavaje.
Rreth 90% e studentëve të anketuar ishin të angazhuar politikisht por shumica e tyre ankohen se përkrahësit më të flaktë nga studentët më të paaftë dhe dembelë angazhohen me forumet rinore LRI dhe FRPD.
TEMA
Add new comment