“Poli i Tretë”, Meta-Dule takim treorësh

LSI po bën të gjitha përpjekjet për krjimin e një “Poli të Tretë”, në të cilin do të merrte pjesë në zgjedhjet e 23 qershorit. Deri më tani përflitet për një bashkëpunim me PBDNJ, ndërsa ka pasur edhe zëra për FRD-në, por zyrtarët e kësaj partie e kanë mohuar koalicionin me LSI-në.
Përpjekjet e LSI-së janë konfirmuar ditën e djeshme, teksa Ilir Meta është takuar për tre orë me kreun e PBDNJ, Vangjel Dule, në një prej restoranteve të Tiranës.
Burime Brenda LSI-së kanë konfirmuar faktin se në takim është folur për formimin e një “Poli të Tretë”.
PBDNJ, e cila deri më 2009 ka qenë në koalicion me opozitën, tashmë është larguar nga ajo dhe po sheh mundësi të tjera.
TEMA
Add new comment