Berisha: Nuk komentoj vendimin e gjykatës për 21 janarin

Postuar në 07 Shkurt, 2013 08:22

 

Kryeministri Berisha nuk pranoi të komentojë vendimin e sotëm  të gjykatës së Tiranës, e cila i dha pafajësinë dy të akuzuarve të 21 janarit, ndërsa doli në një konferencë shtypi për fermerët.

I pyetur nga mediat në lidhje me akuzat e familjarëve të viktimave të 21 janarit, Berisha
është përgjigjur prerë se nuk komenton vendimet e Gjykatës.

Sot jam këtu për këtë çështje. Nuk do më gjeni të komentoj vendime gjykatash. Ky është një vend që ka sistemin e drejtësisë e akuzës. S`ka asnjë koment. Ju kërkova pyetje nëse keni të bëni me çështjen e fermerëve. Qëndrim im është i prerë” tha Berisha

Berisha informoi fermerët se qeveria do të heqë TVSH-në për të gjitha makineritë e importuara dhe për kimikatet dhe plehrat kimike.

 TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.