PE voton rezolutat për Kosovën dhe Serbinë

Postuar në 07 Shkurt, 2013 02:58

 

Komiteti për Politikë të Jashtme i Parlamentit Europian do të votojë sot projekt-rezolutat për Kosovën dhe Serbinë.

Në dokumentin për Kosovën thuhet se Bashkimi Europian mund të lidhë Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Kosovën, edhe pse pesë vende të BE-së nuk e kanë njohur pavarësinë e saj.

Projekt-rezoluta po ashtu u bën thirrje pesë anëtareve europiane që të pranojnë shtetin e ri.

Ndërkaq, dokumenti për Serbinë kërkon që këtij shteti t’i jepet sa më parë data e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, me kusht që Beogradi të plotësojë kushtet themelore dhe të vazhdojë procesin e reformave.

Njëri nga kushtet e BE-së për Serbinë, është Kosova. Autoritetet europiane u kanë vënë kusht atyre serbe normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, nëse duan të avancojnë në procesin e integrimit.

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.