Kryetari i Gjykatës së Tiranës, 33- vjeçari Fatri Islamaj, është kushëri i Berishës dhe asistent i Argitës

Pas disa muajsh si kryetar i komanduar i gjykatës së faktit në Tiranë gjyqtari 33-vjeçar, Fatri Islamaj, u zgjodh nga KLD-ja në mbledhjen e 18 janarit 2013, si kryetar i Gjykatës së shkallës së parë të kryeqytetit, duke zëvendësuar ish-kryetarin Artan Zeneli, që u zgjodh anëtar i KLD-së, raporton Shqiptarja.com.
Sipas motivit, vendimmarrja e Këshillit u bazua në vlerësimin e punës dhe integritetin e lartë të gjyqtarit Islamaj, por edhe në ndryshimet pozitive të konstatuara në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë gjatë periudhës kohore që Islamaj ushtroi funksionin e kryetarit në detyrë. Islamaj ishte diplomuar në 2006, në shkollën e magjistraturës si gjyqtar dhe me dekret të ish-presidentit Moisiu shkoi gjyqtar në Gjykatën e Fierit.
Familja e Islamajt është me origjinë dhe fshati Tropojë e Vjetër, në Tropojë dhe ka lidhje gjaku me familjen e kryeministrit Sali Berisha, si kushërinj të largët.
Përveç detyrës së gjyqtar ai është edhe asistenti i vajzës së kryeministrit, Argita Berisha Malltezi që jep mësim si pedagoge e lëndës “E drejtë Tregtare” në Fakultetin Juridik të Tiranës. Vëllai i kryegjyqtarit të Tiranës, është 39-vjeçari Fatbardh Islamaj, i diplomuar në fakultetin e Inxhinierisë Elektrike, Universiteti Politeknik i Tiranës në vitin 1999. Islamaj u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Tiranë, më 17 janar 2013, në vend të Sahit Dollapit që u bë administrator shtetëror i CEZ Shpërndarje.
TEMA
Add new comment