Tiranë, rrëmben studenten për ta përdhunuar, kapet i kërkuari nga policia

Postuar në 09 Shkurt, 2013 03:24

 

Policia e kryeqytetit ka mundur të shmangë në kohë përdhunimin e një vajze në orët e vona të mbrëmjes së djeshme. Sipas policisë, një studente 23 vjeçare është rrëmbyer me dhunë nga një i ri nga Lezha dhe është dërguar në një motel në Sauk.

Anxhelo Lekgjonaj ka futur me forcë në një taksi me targë TR 197 T studenten Malvina P. dhe e ka dërguar në një motel në Sauk. Forcat e policisë së  komisariati Nr.3 në Tiranë, falë informacioneve të marra në mënyrë operative u vunë në ndjekje dhe arritën të arrestonin Lekgjonajn, duke shmangur përdhunimin e 23 vjeçares. Lekgjonaj sipas policisë është peron me precedent penal dhe ishte i kërkuar për vjedhje.

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.