Albpetrol, shuhet oferta 850 milionë

Postuar në 09 Shkurt, 2013 03:27

 

Kur kanë kaluar më shumë se katër muaj nga shpallja fitues i konsorciumit “Vetro Energy” për tenderin e privatizimit të Albpetrolit dhe akoma nuk është arritur një marrëveshje, qeveria ka nisur të vlerësojë ofertat e tjera të vlefshme.

Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Edmond Haxhinasto, konfirmoi dje për gazetën “Panorama” se po zbatohen hapat që përcakton VKM-ja e 1 shkurtit 2012, ku përcaktohen rregullat e privatizimit të Albpetrolit.

Një deklaratë e tillë nxjerr komplet nga loja Vetron, dhe fut në lojë ofertën e dytë të shpallur të vlefshme nga konsulenti, që është konsorciumi “Win Bussines”.

REUTERS

Lidhur me reagimin e ministrit të Ekonomisë ka shkruar dje edhe agjencia “Reuters”. Kjo e fundit i referohej deklaratës së Haxhinastos në Top Channel.

“Qeveria ka vendosur që ta shpallë të pavlefshme ofertën e parë, pasi Vetro dështoi të paguante 170 milionë euro, e barabartë kjo me 20 për qind të ofertës së saj. Vetro kërkoi për shtyrje të afatit, por sërish dështoi të paguante në afatin e dytë, i cili ishte më 3 dhjetor. Çmimi mbi të cilin u ra dakord, që ishte i barabartë me 10 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto të Shqipërisë, do të ishte një surprizë e papritur për vendin ballkanik, i cili mund t’i kishte përdorur këto para për të ulur deficitin buxhetor dhe borxhin publik. ‘Vendimi i fundit i qeverisë ka autorizuar grupin negociator që të fillojë vlerësimin e ofertave të tjera’, shprehet Haxhinasto për Top Channel.

PANORAMA

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.