Gjyqtari Agim Bendo heq dorë nga çështja “Malltezi- Balla”

Gjyqtari Agim Bendo ka dhënë dorëheqje nga shqyrtimi i procesit gjyqësor “Malltezi –Balla”, pasi ka pretenduar se ka gjykuar më parë një çështje të ngjashme.
Nga shorti i hedhur, gjyqtarja që do të vazhdojë me këtë proces është Vjosa Zaimi, e cila do ta fillojë nga e para gjyqin.
Në seancën e djeshme kanë qenë vetëm avokatët. Avokati i z.Balla ka pohuar se është gati të provojë që deklarimet e bëra janë të vërteta.
Por avokati i dhëndrit të kryeministrit është shprehur se këto deklarata kanë dëmtuar imazhin e Jamarbër Malltezit.
Seanca e ardhshme e shqyrtimit të padisë do të zhvillohet më 22 shkurt.
Në padinë e ngritur nga zoti Malltezi ndaj deputetit të PS-së kërkohet shpërblimi nën akuzën e shpifjes me 2 milionë lekë.
TEMA
Add new comment