Halimi i përgjigjet Arvizusë: Edhe ju keni vrarë njerëz në muret e ambasadës suaj

Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, duke folur për TV Klan, i ka dhënë përgjigje në mënyrë të tërthortë ambasadorit amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, që u shpreh se ishte i tronditur nga vendimi i Gjykatës së Tiranës për 21 janarin.
“Institucionet nuk forcohen duke i sulmuar, por duke i mbrojtur,” tha Halimi, duke theksuar se i gjithë procesi ka qenë transparent.
Halimi tha se ligjet për Gardën e Republikës janë shumë të qarta. “Ligjet e gardës flasin qartë se cila është faza e parë e paralajmërimit, ç’ndodh kur thyhen muret e institucioneve,” tha ai.
Por ajo që habit është një krahasim i ministrit të Drejtësisë me një vrasje të ndodhur në ambasadën amerikane disa kohë më parë.
“Kur qytetarët kanë arritur të kacavirren në muret e ndonjë ambasade, janë ekzekutuar,” tha Halimi, duke iu përgjigjur kështu Arvizusë se edhe ata janë vrasës.
TEMA
Add new comment