Flamuri pajis me pasaportë të kërkuarin Hajri Elezi: Edhe ata kanë të drejtë të marrin atë dokument

Ministri i Brendshëm, Flamur Noka, ka pranuar se i kërkuari nga drejtësia shqiptare, Hajri Elezi, që është shpallur në kërkim për shkak të skandalit me naftën vergine, është pajisur këto javë me pasaportë në komisariatin nr. 1 në Tiranë.
Sipas Shekullit, Noka e ka pranuar një gjë të tillë në një mbledhje të Komisionit të Sigurisë.
Hajri Elezi, nga zona elektorale e Nokës, u shpall në kërkim pasi u arratis nga ‘arresti shtëpiak’. Apeli ka vendosur për më tepër ta kthejë atë në burg.
Por Elezi është arratisur dhe nuk dihet se ku është.
Noka, duke pranuar marrjen e pasaportës, tha se edhe të kërkuarit kanë të drejtën për të marrë pasaportë.
TEMA
Add new comment