Berisha e ka marrë seriozisht kthimin e kokës së Ali Pashës, kërkesë zyrtare Turqisë

Tashmë është zyrtare. Kryeministri Sali Berisha ka kërkuar nga Turqia kthimin e kokës së Ali Pashë Tepelenës dhe eshtrave të Sami Frashërit. Kanë qenë mediat turke ato të cilat e kanë publikuar këtë lajm, duke zbardhur detaje të vizitës së ministrit të Mbrojtes së Turqisë Ismet Yilmaz në Tiranë.
Me titullin “Kërkesa interesante nga Shqipëria”, mediat turke kanë bërë të ditur se kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka zyrtarizuar premtimin e tij, dhënë pak muaj më parë në një mbledhje të qeverisë, për kthimin e kokës së Ali Pashës dhe eshtrave të Sami Frashërit në atdhe, raporton “AS”.
Ndërkaq, bëhet e ditur se ministri i Mbrojtjes i Turqisë e ka marr në konsideratë kërkesën e kryeministrit Berisha dhe ka shprehur gatishmërinë e tij për ta kthyer kokën e Ali Pashë Tepelenës. Por, tashmë do t’i takoj Qeverisë turke për të vendosur përfundimisht lidhur me pranimin ose jo të këtyre kërkesave.
TEMA
Add new comment