TemA TV/ PD në mbrojtje të gjyqtarëve të “21 janarit”, Mesila Doda: Rama, fushatë terrori ndaj tyre

Postuar në 10 Shkurt, 2013 14:14

 

Partia Demokratike akuzoi sot kreun e PS-së Edi Rama se ka ideuar ditët e fundit një “fushatë të paprinciptë” kundër gjyqtarëve të procesit të 21 janarit

Deputetja e PD-së, Mesila Doda, në një konferencë për shtyp, theksoi se fushata e Ramës është kthyer në një sulm dhe terror të egër ndaj trupës gjykuese.

Ajo theksoi se i vetmi synim i sulmit që organizohet nga PS-ja është pengimi i zbardhjes së plotë të ngjarjes së 21 janarit, ndërsa kërkoi nga kryesocialisti Rama  të mos përdorë vendimet e gjykatave për të tensionuar klimën politike në vend.

Kjo fushatë është ideuar dhe organizuar nga Edi Rama. Është një sulm i padrejtë që u bëhet gjykatësve me një qëllim të qartë për të penguar zbardhjen e plotë të 21 janarit. Ne kemi kërkuar zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje, duke nisur nga organizatorët, deri te financuesit dhe gjithë hapat e tjerë që çuan në ngjarjen e 21 janarit.

“Nuk mund të ketë justifikim nga Rama për të penguar zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje. Ne i kërkojmë Ramës që të mos përdorë vendimet e gjykatave për të tensionuar jetën në vend. Nuk mund të mbulohet mosvotimi i tre ligjeve, madje edhe për shkakun e çështjes së Fierit që tashmë është harruar nga vetë socialistët, duke sulmuar institucionet dhe gjykatat”, tha Doda.

Doda nënvizoi se integrimi evropian i vendit mbetet aspirata më e madhe për shqiptarët, ndërsa u bëri thirrje deputetëve socialistë të votojnë 3 ligjet e kërkuara nga Brukseli. Sipas saj, kryesocialisti Rama duhet të heqë pengesën ndaj kolegëve të opozitës që ata t`i votojnë 3 ligjet në Parlament.

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.