Arkiv-Lajme të përditësuara

Balla: Vendimi për 21 janarin u mor në zyrën e Halimit. Gjykatën e drejton asistenti i Argitës

Postuar në 13 Shkurt, 2013 07:45

 

Deputeti socialist, Taulant Balla, ka thënë se vendimi për 21 janarin është marrë në zyrën e ministrit të Drejtësisë, Eduard Halimi.

Duke folur për Ora News, ai është shprehur se nuk mund të kihet besim tek Gjykata e Tiranës, kur në krye të saj është asistenti i Argita Berishës.

Ministria e Jashtme dënon ashpër…provën bërthamore të Koresë së Veriut

Postuar në 13 Shkurt, 2013 07:44

 

Qeveria shqiptare vijon që të lëshojë deklarata qesharake për zhvillimet në botë. Këtë radhë, Ministria e Jashtme, me anë të një deklarate për shtyp, ka dënuar ashpër provën bërthamore të Koresë së Veriut.

Ministria e Jashtme ka thënë se “autoritetet  koreano-veriore vazhdojnë të injorojnë thirrjet e përsëritura të komunitetit ndërkombëtar për dhënien fund të këtyre provave si dhe të shkelin rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, lidhur me këtë çështje.

Berisha: Rama pas “Kurbanit” do shkruajë veprën “Vjedhja”

Postuar në 13 Shkurt, 2013 07:42

 

Kryeministri Sali Berisha ka ripërsëritur sërish ndërmarrjen e një pakete reformash për të ndihmuar biznesin dhe për të nxitur punësimin.

Duke folur në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Berisha theksoi se pavarësisht kostove të mëdha, qeveria do të vijojë me reformat të cilat sipas tij do të sjellin sukses në mandatin e ardhshëm, raporton Ora News.

Prokuroria dorëzon dosjen në gjyq: SMS e fundit e Nazimes, 20 min para vrasjes

Postuar në 13 Shkurt, 2013 03:31

 

Akuza: 18-vjeçarja e tërhoqi viktimën për ta vrarë.

“Nazimja gënjeu se ishte shtatzënë, la fejesën e iku në mal”

Prokuroria dorëzon dosjen në Gjykatë:  SMS e fundit, 20 minuta para vrasjes.

Prokuroria: 18-vjeçarja pretendoi për rrëmbim e kanosje, por s’ka asnjë provë.
“Dëshmia e Nazimes, e pavërtetë”

Taksisti: Fiqiriu përmendi fjalën xhan disa herë në telefon

TAP, sot marrëveshja mes 3 shteteve në Athinë

Postuar në 13 Shkurt, 2013 03:29

 

Sot ne Athine nënshkruhet  marrëveshja ndërmjet Shqipërisë- Greqisë dhe Italisë për projektin për gazsjellësin Trans Adriatik (TAP).

Pala shqiptare do të përfaqësohet nga Zëvendëskryeministri dhe ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës Edmond Haxhinasto.

Nje dite me pare, Kryeministri Sali Berisha firmosi vendimin e qeverisë për miratimin në parim të marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Republikës së Greqisë dhe Republikës së Italisë për projektin për gazsjellësin Trans Adriatik (TAP).

Djali i Neritan Cekës, diplomat në Vjenë, sulmonte Papa Benediktin XVI dhe refuzon të kthehet në Shqipëri

Postuar në 13 Shkurt, 2013 03:26

 

Egin Ceka, djali i ambasadorit të sapoemëruar në Romë, Neritan Ceka, është autor i disa shkrimeve kritike në forumet islame, kundër kreut të Kishës Katolike, raporton Shqiptarja.com.

Njësoj si babai, edhe ai është diplomat.

Servet Pëllumbi: Debatin për Mehmet Shehun e nxiti glorifikimi i Ahmet Zogut

Postuar në 13 Shkurt, 2013 03:24

 

Servet Pëllumbi, ka vijuar rrëfimin e tij në gazetën Panorama, duke folur edhe për çështjen e nacionalizmit. Ai tha se kjo është një kartë elektorale e Berishës.

S’JEMI ASKUND

Postuar në 13 Shkurt, 2013 03:23

 

Brukseli u tregoi të martën institucioneve të Kosovës se kanë punuar shumë pak për ta fituar liberalizimin e vizave. Zyrtarë të Komisionit Europian thanë se autoritetet e Prishtinës, përveç tjerash, duhet ta luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar. Në bazë të asaj që u tha nga europianët, kosovarët duhet të presin gjatë për të udhëtuar lirshëm në vendet e BE’së.

Përfaqësuesit e Komisionit Europian edhe njëherë ia bënë të qartë autoriteteve kosovare se janë larg përmbushjes së kritereve për të fituar liberalizmin e vizave.

Tragjedia e Gërdecit, nesër vendimi i Apelit për 29 të pandehurit

Postuar në 12 Shkurt, 2013 14:57

 

Ditën e nesërme, në orën 15, Gjykata e Apelit pritet të japë vendimin përfundimtar për 29 të pandehurit e tragjedisë së Gërdecit, ku nga shpërthimi i një fabrike të demontimit të armëve në Gërdec, më 15 mars 2008, humbën jetën 26 vetë dhe u plagosën qindra të tjerë. Vendimi pritet të shpallet nga treshja gjykuese Alaudin Malaj, Gent Shala dhe Shkëlqim Miri.

Vendimi i Apelit ishte parashikuar disa ditë më parë, por u shty nga kjo gjykatë për më 13 shkurt me pretendimin se dosja ishte shumë voluminoze dhe komplekse, prandaj nevojitej më tepër kohë për t’u njohur me të.

SHENIM/ Në fakt Prendi njihte një prej të vrarëve!

Postuar në 12 Shkurt, 2013 14:56

 

Edhe pse banal, vendimi i zbardhur i Gjykatës së Tiranës nuk ka marr parasysh një hollësi që e fajëson sërish Komandantin e Gardës, Ndrea Prendi. Në vendimin e zbardhur, gjykata thotë se vrasjet nuk janë bërë me dashje, pasi vrasësit nuk i kanë njohur viktimat.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara