Ministria e Jashtme dënon ashpër…provën bërthamore të Koresë së Veriut

Postuar në 13 Shkurt, 2013 07:44

 

Qeveria shqiptare vijon që të lëshojë deklarata qesharake për zhvillimet në botë. Këtë radhë, Ministria e Jashtme, me anë të një deklarate për shtyp, ka dënuar ashpër provën bërthamore të Koresë së Veriut.

Ministria e Jashtme ka thënë se “autoritetet  koreano-veriore vazhdojnë të injorojnë thirrjet e përsëritura të komunitetit ndërkombëtar për dhënien fund të këtyre provave si dhe të shkelin rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, lidhur me këtë çështje.

Ministria e Punëve të Jashtme, duke dënuar këtë akt, i bën thirrje Qeverisë koreano-veriore që të ndërpresë menjëherë këto veprime, të cilat janë provokime të rënda  dhe që ndikojnë negativisht në mjedisin e sigurisë rajonale dhe më gjerë” thuhet në deklaratën e MPJ-së.

Këto deklarata qesharake për zhvillimet edhe në vendet më të humbura të botës kanë hyrë si traditë në fakt në kohën kur Ilir Meta ka qenë ministër i Jashtëm në kohën e qeverisjes socialiste. Dhe, pasardhësit e tij të LSI-së duket se kanë vendosur që të ndjekin të njëtën rrugë.

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.