Servet Pëllumbi: Debatin për Mehmet Shehun e nxiti glorifikimi i Ahmet Zogut

Servet Pëllumbi, ka vijuar rrëfimin e tij në gazetën Panorama, duke folur edhe për çështjen e nacionalizmit. Ai tha se kjo është një kartë elektorale e Berishës.
“Retorika nacionaliste lindi tamam në ditën e 100- vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar, duke u përzier me patriotizmin e shqiptarëve, që vërtet mori përmasa të admirueshme e të panjohura. Në të vërtetë, këto duhen ndarë nga njëra- tjetra, sepse tjetër përmbajtje ka patriotizmi, atdhedashuria, synimi i shqiptarëve për t’u bashkuar përmes politikave integruese, “mes vedi” dhe me Bashkimin Europian, dhe tjetër përmbajtje e të tjera qëllime ka retorika nacionaliste. Në gojën dhe mendjen e Kryeministrit shqiptar, retorika nacionaliste së pari llogaritet si kartë elektorale plus dhe, së dyti, si një mjet presioni në rajon e më gjerë, për të thënë “më lini të fitoj se do gjeni belanë”,” tha Pëllumbi.
I pyetur për debatin e ndezur për figurën e Mehmet Shehut, ai tha se ky debat u nxit nga glorifikimi i Ahmet Zogut. Ai tha se duhet distancim në kohë për të gjykuar raportet e Shehut me Enver Hoxhën.
“Më duket një debat shterpë, i nxitur nga glorifikimi që i bëri Ahmet Zogut Sali Berisha. Aq më tepër që kur është fjala për epoka historike apo për protagonistë kryesorë të ngjarjeve dhe zhvillimeve historike, analizat dhe kualifikimet mbi bazë dokumentesh arkivorë u duhen lënë historianëve,” tha Pëllumbi.
TEMA
Add new comment