SHENIM/ Në fakt Prendi njihte një prej të vrarëve!

Edhe pse banal, vendimi i zbardhur i Gjykatës së Tiranës nuk ka marr parasysh një hollësi që e fajëson sërish Komandantin e Gardës, Ndrea Prendi. Në vendimin e zbardhur, gjykata thotë se vrasjet nuk janë bërë me dashje, pasi vrasësit nuk i kanë njohur viktimat.
Në fakt Ndrea Prendi e ka njohur Aleks Nikën dhe ka një raport miqësor me familjen e tij. Ekspertiza e FBI thotë se Aleks Nika është vrarë nga e njëjta pistoletë dhe i njëjti tip plumbi si Faik Myrtaj, për të cilin përcakton si vrasës Ndrea Prendin. Në rastin konkret, dikush nga familja e Aleks Nikës mund të dëshmojë se Aleksi njihej me Ndrea Prendin.
Edhe pse është një hollësi e parëndësishme, vlen vetëm për të kuptuar sa pak kanë hetuar për vrasësit dhe të vrarët në gjykatë. Thjesht zbardhin vendimin që u lexojnë në telefon.
TEMA
Add new comment