Parlamenti Europian: Jemi të shqetësuar nga deklaratat e Berishës për nënshtetësinë

Postuar në 12 Shkurt, 2013 14:54

 

Parlamenti Europian është shqetësuar nga deklaratat e kryeministrit Berisha mbi mundësinë e dhënies së nënshtetësisë shqiptare shtetasve të Kosovës. Kjo është bërë e ditur nga eurodeputetja Urlike Lunaçek, raportuese e PE-së për Kosovën.

“Rreth Sali Berishës, i cili dëshiron t’u japë pasaporta shqiptarëve të Kosovës… e di që ka disa shqetësime në Parlamentin Europian sepse e njëjta gjë po ndodh në disa vende të tjera, si mes Rumanisë dhe Moldavisë. Pasaporta u jepen shtetasve të vendeve që ndodhen afër e që flasin të njëjtën gjuhë etj., gjithashtu edhe për Shqipërinë ka shqetësime. Unë nuk merrem me Shqipërinë ndaj s’mund t’ju them ekzaktësisht se kush po flet me qeverinë atje për këtë çështje, por mund t’ju them vetëm se ka shqetësime rreth kësaj çështje”, tha Lunaçek.

  TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.