Arkiv-Lajme të përditësuara
Parlamenti Europian: Jemi të shqetësuar nga deklaratat e Berishës për nënshtetësinë
Parlamenti Europian është shqetësuar nga deklaratat e kryeministrit Berisha mbi mundësinë e dhënies së nënshtetësisë shqiptare shtetasve të Kosovës. Kjo është bërë e ditur nga eurodeputetja Urlike Lunaçek, raportuese e PE-së për Kosovën.
Dy persona të maskuar marrin peng 11 punonjës
Tiranë/ Dëshmitarët tregojnë ngjarjen 60 minutëshe. Punonjësit: Policia vonoi të vinte. Na lidhën me litar
Silvana Muça
“Referendumi për mbetjet”, Gjykata Kushtetuese tërhiqet për të dhënë vendimin
Gjykata Kushtetuese ka shqyrtuar sot kërkesën e Aleancës Kundër Importit të Plehrave për zhvillimin e një referendumi për ndalimin importit të plehrave. Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujerave vlerësoi se kërkesa referendare për shfuqizimin e nenit 49 dhe 22/3 mbështetet në absurd dhe në kontradiktë të thellë.
Berisha po josh Eduard Selamin për të kandiduar në listën e PD?
Eduard Selami, ish- kryetar i Partisë Demokratike, po joshet nga kryeministri Sali Berisha për të kandiduar për siglën e kësaj partie.
Burime nga Shqip bëjnë me dije se kryeministri Sali Berisha e ka takuar Selamin, për t’i ofruar një vend të sigurt në listë.
Kryeministri është në përpjekje të ethshme për të gjetur figura të pastra për listat e tij.
Megjithatë vetë Selami ka mohuar se do bëhet pjesë e politikës aktive.
Ai ka deklaruar pas mbërritjes në Tiranë se është këtu për një vizitë private.
TEMA
Ndjekje penale vëllait të Ndrea Prendit, shkatërroi burgun e Spaçit duke e shitur për skrap
Edhe pse është shpallur një qendër muzeore, burgu i Spaçit është drejt shkatërrimit të plotë pasi ka rënë pre e hajdutëve të skrapit.
Ndërkohë, siç bën me dije Shqip, ndër personat e proceduar penalisht për vjedhjen e skrapit në Spaç është edhe vëllai i ish- komandantit të Gardës, Ndrea Prendi.
Vëllai i tij, Nikollë Prendi, është kapur duke shembur ndërtesat e burgut të Spaçit.
54- vjeçari Prendi shkatërronte këtë pasuri historike, duke marrë hekurin për skrap.
Berisha dërgon helikopter për të filmuar shtëpinë e Linda Bashës, rrezikon të rrëzohet në Dajt
Kryeministri Sali Berisha, i angazhuar në një fushatë sulmesh e denigrimi kundër gruas së kreut të opozitës, Edi Rama, ka dërguar një helikopter për të filmuar nga lart shtëpinë që Linda dhe Edi Rama po ndërtojnë në Surrel të komunës Dajt.
Helikopteri ka terrorizuar banorët e zonës, që janë habitur me praninë e tij, por edhe ka rrezikuar që të rrëzohet gjatë përpjekjeve për të filmuar shtëpinë.
Në bordin e helikopterit ndodhej një grup xhirimi i televizionit Klan, që do përgatiste kronikën për shtëpinë.
TAP-i, Avramopullos shmang Berishën
Peter Turkson mund të jetë Papa i parë me ngjyrë
Menjëherë pas lajmit të dorëheqjes së Papa Benediktit të XVI kanë nisur spekulimet për zëvendësuesin e tij.
Ka disa pretendentë për të shkuar në krye të Papatit, por ende nuk është e qartë situata, ashtu siç ishte në vitin 2005 kur Benedikti u zgjodh Papë, pas vdekjes së Papa Gjon Palit të II-të.
Megjithatë, mediat ndërkombëtare, duke iu referuar dy prej shtepive britanike me te famshme ne fushen e basteve, nxjerrin si favorit Kardinalin Peter Kodwo Appiah Turkson, me shanset më të mëdha për tu zgjedhur në krye të Vatikanit, i ndjekur nga kanadezi, Marc Ouellet.
Basha: “Tirana tani ka shqiponjë, ka shtatore”. Rama: “Tirana do jetë lokomotiva e fitores sonë”
Lulzim Basha, një vit e gjysëm pasi erdhi në detyrë me vota të manipuluara, nuk ka asgjë që t’u tregojë qytetarëve si arritje, përveçse ka ngritur ca shtatore dhe ka vendosur një shqiponjë në hyrje të Tiranës.
Duke folur për 93- vjetorin e kryeqytetit, ai tha se Tirana është shfrytëzuar për ideologji.
Policia e pranon edhe vetë: Në Tiranë çdo 34 minuta ndodh një krim
Ndoshta krejt rastësisht, policia e qarkut Tiranë ka publikuar sot në faqet e gazetës qeveritare Panorama shifra dhe statistika të frikshme të krimit.
Krimi kundër pronës është kthyer në një shqetësim serioz për shkak të numrit të lartë të vjedhjeve. Gjatë vitit të kaluar në territorin e Tiranës, sipas policisë, u regjistruan 1346 vjedhje, nga të cilat 166 ishin me dhunë dhe armë, tre prej tyre me pasojë vdekjen.