Ndjekje penale vëllait të Ndrea Prendit, shkatërroi burgun e Spaçit duke e shitur për skrap

Edhe pse është shpallur një qendër muzeore, burgu i Spaçit është drejt shkatërrimit të plotë pasi ka rënë pre e hajdutëve të skrapit.
Ndërkohë, siç bën me dije Shqip, ndër personat e proceduar penalisht për vjedhjen e skrapit në Spaç është edhe vëllai i ish- komandantit të Gardës, Ndrea Prendi.
Vëllai i tij, Nikollë Prendi, është kapur duke shembur ndërtesat e burgut të Spaçit.
54- vjeçari Prendi shkatërronte këtë pasuri historike, duke marrë hekurin për skrap.
Ndërkohë janë mbyllur edhe minierat ku punonin ish- të burgosurit, pasi janë vjedhur shinat dhe vagonët që nxirrnin mineral.
TEMA
Add new comment