Berisha dërgon helikopter për të filmuar shtëpinë e Linda Bashës, rrezikon të rrëzohet në Dajt

Kryeministri Sali Berisha, i angazhuar në një fushatë sulmesh e denigrimi kundër gruas së kreut të opozitës, Edi Rama, ka dërguar një helikopter për të filmuar nga lart shtëpinë që Linda dhe Edi Rama po ndërtojnë në Surrel të komunës Dajt.
Helikopteri ka terrorizuar banorët e zonës, që janë habitur me praninë e tij, por edhe ka rrezikuar që të rrëzohet gjatë përpjekjeve për të filmuar shtëpinë.
Në bordin e helikopterit ndodhej një grup xhirimi i televizionit Klan, që do përgatiste kronikën për shtëpinë.
Toka në Dajt, e blerë nga Linda Basha përpara se të lidhte kurorë me Edi Ramën, është kthyer në një objekt shpifjesh nga kryeministri Sali Berisha.
Edhe pse Linda thotë se e ka blerë shtëpinë me kursimet e saj dhe tani po ndërtojnë një shtëpi ku do kenë mundësi të rrinë edhe fëmijët, Berisha e ka vazhduar historinë e trillimeve, i tërbuar pse kreu i opozitës po ndërton një shtëpi.
TEMA
Add new comment