TAP-i, Avramopullos shmang Berishën

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Dhimitris Avramopullos, ka refuzuar takimin me Kryeministrin Sali Berisha gjatë punimeve të takimit të lartë për Sigurinë (MSC), i cili u zhvillua ditën e shtunë në Mynih të Gjermanisë. Sipas mediave greke, Kryeministri Sali Berisha gjatë këtij forumi u takua fillimisht me ministrin e Jashtëm të Azerbaixhanit, Elmar Mamadyarov, ku bisedoi për miratimin e ditëve më parë të kontratës së qeverisë shqiptare për gazsjellësin “TAP”. Më pas, gjithmonë sipas mediave greke, kryeministri Berisha kërkoi të takohet me ministrin e Jashtëm grek, Dhimitris Avramopullos, por nga stafi i këtij të fundit iu refuzua një gjë e tillë. Mediat greke bënë me dije, se ministri Avramopullos u takua në emër të qeverisë greke me homologun e tij azerbajxhanas, Elmar Mamadyarov, ku dy palët biseduan për gazsjellësin Trans-Adriatik-Pipeline (TAP), ku dhe ranë dakord, që të firmoset këtë javë marrëveshja në këtë kuadër mes dy shteteve; Greqisë dhe Azerbajxhanit. Sipas burimeve të brendshme nga mediat greke, bëhet e ditur se, në kuadër të takimeve që Avramopullos zhvilloi me homologun e tij azerbajxhanas, Elmar Mamadyarov, për çështjen e gazsjellësit “TAP”, kërkoi të zhvillojë një takim me të edhe kryeministri shqiptar, Sali Berisha, por ky takim nuk u bë i mundur, pasi kërkesës së stafit të kryeministrit Berisha. Arsyet e palës greke ishin se, “Tirana zyrtare vijon të provokojë Athinën me qëndrimet e saj irredentiste, të cilat mbajnë dhe kultivojnë tension mes dy vendeve.
SHEKULLI
Add new comment