Arkiv-Lajme të përditësuara
FRD: Berisha të provojë akuzat ose të përballet me drejtësinë
Zyra e shtypit e Frymës së Re Demokratike ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Sali Berisha se Bamir Topi është bërë me Edi Ramën pasi mori tre leje ndërtimi.
“Kryeministri në ikje Sali Berisha, i trembur nga vota popullore kundër tij dhe verdikti qytetar i 23 qershorit kundër modelit të tij spekulues e baltosës, deklaroi sot se kryetari i FRD-së Bamir Topi ka marrë tri lejë ndërtimi nga ish-kryetari i Bashkisë Tiranë.
Komuna Pojan refuzon kërkimin e eshtrave të ushtarëve grekë
Komuna Pojan në rrethin e Korçës, është njësia e parë vendore që refuzon zyrtarisht kërkimet për eshtrat e të rënëve grekë gjatë luftës.
Kryetari i kësaj komune, Alfred Berberi deklaron se pas konsultimeve me banoret e zonës, por edhe kërkimeve të tyre, rezulton se në Pojan nuk ka pasur luftime mes grekëve dhe italianëve, ndaj si rrjedhojë ata i kanë dërguar një përgjigje negative bashkisë së Korçës lidhur me marrëveshjen e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj greke.
Berisha: Topi u shit për tre leje ndërtimi. Rama, kryebashkiaku i babëzisë
Gjatë prezantimit të planit rregullues të Tiranës, kryeministri Sali Berisha sulmoi edhe kreun e Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi.
Duke folur në mbledhjen e Këshillit të Rregullimit të Territorit, Berisha tha se kur ishte president, Topi u shit tek Rama për tre leje ndërtimi.
MINISTRI HOXHAJ DËNON PROVOKIMET E FUNDIT TË KORESË SË VERIUT
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj përmes një deklarate ka dënuar aktivitetet e fundit të Koresë së Veriut, pas raportimeve për testin bërthamor të kryer nga ky shtet.
Në deklaratë, ministri Hoxhaj ka thënë se Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, ka përcjellë me shqetësim zhvillimet e fundit në lindje të largët, pas testit të tretë bërthamor të kryer nga Koreja e Veriut.
Dogjani i shkruan Ramës: Do bindesh për fuqinë time
Deputeti socialist i qarkut të Kukësit, Asllan Dogjani, në një letër drejtuar kryesocialistit, tregon mënyrën e dobët të komunikimit të tij sa u takon problemeve që PS ka në këtë qark.
Sipas tij, Rama ka anashkaluar çdo bisedë lidhur me zgjedhjet e bllokuara në PS-në e këtij rrethi, ndërsa akuzon Ramën se është përgjegjës për një situatë të tensionuar për shkak të këtij bllokimi.
Selami, takime me Berishën dhe Bashën
Pas më shumë se një jave nga rikthimi i Eduard Selamit në Tiranë, ish-kryetari i Partisë Demokratike u prit dje në takim nga dy prej drejtuesve kryesorë të PD-së, liderin e saj Sali Berisha dhe kryetarin e Bashkisë Lulzim Basha. Rreth orës 13:00, një nga themeluesit e PD-së është parë të drejtohet në zyrën e Berishës në Kryeministri.
FSK-ja, më 17 shkurt, parakalon me autoblinda
Prishtinë, 15 shkurt - Pjesëtarët e FSK-së, si dhe automjetet e kësaj force, krahas atyre të Policisë dhe të Shërbimeve Emergjente, do të parakalojnë në sheshin ‘Nënë Tereza”, të dielën, më 17 shkurt, me rastin e shënimit të Ditës së Pavarësisë. Ndryshe, Qeveria që nga e premtja do të nisë festimet për shënimin e pesëvjetorit të shtetësisë së Kosovës, kurse krejt kjo do t’i kushtojë buxhetit 100 mijë euro.
A PO KËRCËNON?
Kryeministri Hashim Thaçi ka përdorur kartën nacionaliste për të kundërshtuar raportin e Komisionit Europian për liberalizimin e vizave. Ai ka thënë se nëse Brukseli zvarrit këtë proces, shqiptarët mund të ecin drejt BE’së si një shtet i vetëm. Por, opozita dhe analistët kërkojnë veprime konkrete në luftën kundër korrupsionit para deklaratave politike.
Kryeministri Hashim Thaçi ka luajtur me kartën e bashkimit kombëtar edhe të premten, teksa ka folur në Kuvendin e Kosovës në lidhje me procesin e liberalizimit të vizave.
Skandali, studentja në koma përdhunohet në Austri, u plagos në aksidentin e Himarës
Florie Peci, një nga vajzat që mbeti e plagosur në aksidentin e rëndë, rezulton të jetë shtatzënë. I vëllai ka bërë kallëzim për përdhunim
Prokuroria e Përgjithshme pritet të urdhërojë një hetim lidhur me një denoncim i cili do të hedhë dritë për një ndër skandalet më të mëdha në fushën e mjekësisë.
Ja pjesa e fshehur e memos së DASH për Berishën
Memoja e dërguar nga Departamenti i Shtetit për qeverinë shqiptare, ka një pjesë që është fshirë për të mos u lexuar. Në këtë pjesë flitet për çështjen e monumentit të Preshevës.
Ja teksti: