Komuna Pojan refuzon kërkimin e eshtrave të ushtarëve grekë

Postuar në 15 Shkurt, 2013 07:03

 

Komuna Pojan në rrethin e Korçës, është njësia e parë vendore që refuzon zyrtarisht kërkimet për eshtrat e të rënëve grekë gjatë luftës.

Kryetari i kësaj komune, Alfred Berberi deklaron se pas konsultimeve me banoret e zonës, por edhe kërkimeve të tyre, rezulton se në Pojan nuk ka pasur luftime mes grekëve dhe italianëve, ndaj si rrjedhojë ata i kanë dërguar një përgjigje negative bashkisë së Korçës lidhur me marrëveshjen e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj greke.

Refuzimin e komunës duket se e mbështesin edhe banorët e fshatit Pojan, raporton Vizion Plus.

Enver Ziko, 75 vjeç shprehet se në këtë zonë jo vetëm që nuk ka pasur luftime, por nuk ka as varre.

Pavarësisht refuzimit zyrtar të kësaj njësie të qeverisjes vendore, lista e bërë publike disa ditë më parë përcakton gërmime edhe në fshatin Pojan, si një nga pikat e përcaktuara për kërkimin e varreve të ushtarëve grekë.

 

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.