Arkiv-Lajme të përditësuara
Deputeti i Kukësit, Asllan Dogjani, i ankohet kryesisë: Rama nuk më kandidon
Deputeti i qarkut të Kukësit, Asllan Dogjani, i ka dërguar një letër anëtarëve të kryesisë së Partisë Socialiste, duke theksuar se Rama i ka bërë të ditur se nuk do e kandidojë në Kukës, por i ka kërkuar që të punojë për zgjedhjet në zonën e Kamzës, Bathores dhe Paskuqanit.
Në letrën e publikuar nga Panorama, Dogjani shkruan se janë 250 anëtarë të PS në Kukës që i janë ankuar Ramës se ka emëruar Skënder Ahmetajn në krye të PS në Kukës.
Edhe PD e pranon: Ka 43 mijë emra të dubluar në listat zgjedhore
Sipas relacionit të KQZ-së, audituesi i propozuar nga PD zbulon 43.186 zgjedhës të dyshuar për dublikim në listat zgjedhore.
Dy audituesit e propozuar nga kryetari dhe nënkryetari i KQZ-së, nuk e kanë gjetur gjuhën e përbashkët për pasaktësitë e konstatuara nga listat e përgatitura nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile dhe kanë dalë me dy raporte. Diferenca midis raporteve është tepër e lartë, rreth 20 mijë gabime.
Rekorde të dyshuara të dubluara sipas përfaqësuesit të së djathtës janë 43.186. Përfaqësuesi i majtë shprehet se janë konstatuar 65.702.
TEATRI I REFORMËS
Për dy vjet liderët e partive politike kanë arritur vetëm një marrëveshje për reformën zgjedhore - e kanë shkurtuar kohën e fushatës në 15 ditë. Por, nuk kanë lëvizur në asnjë prej temave kryesore të këtij procesi, siç janë listat, pragu zgjedhor dhe përbërja e KQZ’së. Përderisa reformën kushtetuese e kanë harruar fare.
Liderët e partive kryesore politike i kanë vazhduar edhe të mërkurën takimet e nisura dy vite më parë për të bërë reforma zgjedhore dhe kushtetuese.
Francë, arrestohet 24- vjeçari shqiptar i dënuar me burgim të përjetshëm në Itali
Shqiptari 24- vjeçar Arjan Quku, i dënuar me burgim të përjetshëm në Itali është arrestuar në Francë.
Siç njoftojnë mediat italiane, tashmë nuk ka dyshime se i arrestuari një ditë më parë nga xhandarmëria franceze është 24- vjeçari Quku, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Roberto Siri në vitin 2008.
Shqiptari, i cili ishte prej kohësh në kërkim, është ndaluar në një pikë kontrolli nga xhandarmëria franceze në Chambery.
PS çon në Kushtetuese çështjen e mandateve: Ndarja, në kundërshtim me Kodin Zgjedhor
Partia Socialiste ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për të marrë në shqyrtim vendimin e Kuvendit të Shqipërisë që lidhet me ndarjen e mandateve.
Në kërkesën prej 30 faqe ekspertët e PS-së sjellin argumentet e tyre se përse votimi i datës 31.01.2013 është jo kushtetues.
TemA TV/ Befason Volfarth: S’mund të ketë pandëshkueshmëri, kur ka njerëz të vdekur në rrugë
Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Volfarth, ndryshe nga zakonisht, ka bërë një deklaratë të fortë duke iu referuar vendimit të gjykatës për “21 janarin”. Ai ka thënë se s’mund të ketë pandëshkueshmëri, kur ka njerëz të vdekur në rrugë.
Gërdeci, reagon vëllai i Durdës: Buzëqumështi Shkëlzen nuk shpëton dot..!
Vëllai i një prej viktimave të Gërdecit, të miturit Edison Durda, që u vra nga shpërthimi në Gërdec, ka postuar pak minuta pas dhënies së vendimit të Apelit në Gërdec, një paralajmërim për Sali Berishën dhe të birin e tij se nuk do të shpëtojnë nga ndëshkimi për tragjedinë e Gërdecit.
Geraldo Durda, i cili njihet dhe si një aktivist i shoqërisë civile, thotë në postimin e tij në Facebook se Sali Berisha dhe “buzëqumështi i tij Shkëlzeni” nuk do të shpëtojnë nga ndëshkimi.
INTERVISTA/ Maksim Shuli: Krimi i madh me naftën, të ndalet urgjentisht privatizimi
BE: Jemi të shqetësuar nga Berisha
Pas Uashingtonit, edhe Brukseli kundër idesë për dhënien e shtetësisë
Ylli Pata
Chountis - Relatori i Parlamentit Europian për Shqipërinë është eurodeputeti grek Nicolaus Countis, i cili i përket opozitës së Syrisa-s
Edi Rama pëson luhatje tensioni, merr serum në spitalin e Burrelit. PS: Gjendja shëndetësore e mirë
Kreu i Partisë Socialiste është ndjerë keq gjatë një takimi që po zhvillonte në Burrel. Rama ka pasur luhatje tensioni dhe është paraqitur në spitalin e Burrelit, ku ka marrë serum. Pak minuta më parë, selia rozë ka zbardhur detaje të ngjarjes, duke siguruar se gjendja shëndetësore e Ramës është e mirë.