Edi Rama pëson luhatje tensioni, merr serum në spitalin e Burrelit. PS: Gjendja shëndetësore e mirë

Postuar në 13 Shkurt, 2013 07:46

 

Kreu i Partisë Socialiste është ndjerë keq gjatë një takimi që po zhvillonte në Burrel. Rama ka pasur luhatje tensioni dhe është paraqitur në spitalin e Burrelit, ku ka marrë serum. Pak minuta më parë, selia rozë ka zbardhur detaje të ngjarjes, duke siguruar se gjendja shëndetësore e Ramës është e mirë.

“Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka zhvilluar sot një takim në qytetin e Burrelit. Gjatë kësaj vizite Kryetari Rama ka pasur luhatje tensioni. Mjeku i Spitalit të Burrelit z.Hasan Ceni konfirmon se pas një trajtimi të shkurtër me serum gjendja shëndetësore e Kryetarit të PS Edi Rama është stabilizuar.

Aktualisht Kryetari i Partisë Socialiste ka filluar takimin e planifikuar me mjekët e spitalit të Burrelit, në kuadër të javës së shëndetësisë. Më pas axhenda e tij do të vazhdojë me takime po në qytetin e Burrelit dhe në orët e pasdites në Tiranë”, -thuhet në deklaratën e selisë rozë.

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.