Francë, arrestohet 24- vjeçari shqiptar i dënuar me burgim të përjetshëm në Itali

Postuar në 13 Shkurt, 2013 14:40

 

Shqiptari 24- vjeçar Arjan Quku, i dënuar me burgim të përjetshëm në Itali është arrestuar në Francë.

Siç njoftojnë mediat italiane, tashmë nuk ka dyshime se i arrestuari një ditë më parë nga xhandarmëria franceze është 24- vjeçari Quku, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen  e Roberto Siri në vitin 2008.

Shqiptari, i cili ishte prej kohësh në kërkim, është ndaluar në një pikë kontrolli nga xhandarmëria franceze në Chambery.

Nga kontrolli rutinë i policisë është zbuluar edhe emigranti i paligjshëm, me kombësi shqiptare. Më pas policia franceze ka kryer të gjitha verifikimet e mundshme, ku në bazë të të dhënave të regjistruara në sistemin Afis, ka rezultuar se i arrestuari është i kërkuan nga drejtësia italiane.

Së shpejti pritet edhe ekstradimi i tij për në Itali.

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.