TemA TV/ Befason Volfarth: S’mund të ketë pandëshkueshmëri, kur ka njerëz të vdekur në rrugë

Postuar në 13 Shkurt, 2013 14:37

 

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Volfarth, ndryshe nga zakonisht, ka bërë një deklaratë të fortë duke iu referuar vendimit të gjykatës për “21 janarin”. Ai ka thënë se s’mund të ketë pandëshkueshmëri, kur ka njerëz të vdekur në rrugë.

“Sigurisht që gjykatat duhet të marrin vendime bazuar në shtetin e së drejtës. Simpatizohem me ndjenjat e viktimave të familjeve dhe pandëshkueshmëria në rastin e njerëzve të vdekur në rrugë, është një gjë që nuk mund të vihet në diskutim. Sigurisht që ne duhet të shohim arsyetimin e vendimit të marrë nga gjykata. Gjithashtu mesa kuptoj, ekziston ende mundësia e apelimit të këtij vendimi dhe ne si prezencë e OSBE-së do ta ndjekim nga afër”, deklaroi Volfarth pas një takimi me kreun e KQZ-së, Lefteri Lleshi.

“Të pasurit e një rregulloreje të brendshme të KQZ-së është një gjë shumë e rëndësishme dhe ne pikërisht donim të theksonim rëndësinë e kësaj rregulloreje dhe njëkohësisht duke ardhur dhe me ftesën për mbështetje në këtë proces. Përveç kësaj, ne ishim këtu për të parë situatën ku jemi me përgatitjen e zgjedhjeve. Ndër të tjera, për të parë dhe statusin e përgatitjeve të dy projekteve të rëndësishme, të numërimit dhe votimit elektronik. OSBE do të vazhdojë të bashkëpunojë me KQZ-në për trajnimin e komisionerëve të niveleve të dyta”, u shpreh Volfarth.

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.